LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Burri rrëfehet në emision: Kur gruaja më tha që djalin nuk e kam me ty, më iku truri i kokës. I bia murit, kalova n

28 Qershor 2020, 20:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Burri rrëfehet në emision: Kur gruaja më tha që

TIRANË- Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr. Ai vinte dhe ikte në Greqi dhe deri në vitin 2013 nga martesa e tij kishte vetëm një vajzë. Por 16 vite pas lindjes së vajzës, merr lajmin e mirë se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe në jetë vjen një djalë. Ky ishte një lajm shumë i bukur, që familja mezi e kishte pritur.

Por jeta dhe martesa e tij ndyshoi në Shkurtin e vitit të kaluar. Gruaja i kërkon divorcin dhe i thotë që nuk do e ka dashur dhe nuk e do atë. Pas ndarjes, ajo i thotë që fëmija nuk është i tij dhe kjo ishte tepër e rëndë për të. Për ta vërtetuar këtë gjë, bën analizën e ADN-së në Greqi dhe zbulon se fëmija nuk ishte i tij. Sot ai ka thirrur vëllain e tij, Fitimin dhe kërkon prej tij llogari, pse ai nuk i ka treguar për situatën sepse shprehet se të gjithë në zonën ku ata banonin, e dinin që sjellja e ish-gruas së tij nuk ishte e mirë.

Mynyr: Jam martuar në 1997 me nusen që e quanin Eva, në këtë martesë kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.

Eni Çobani: Gati 21 vjet apo jo?

Mynyr: Po 20 e ca vjet martesë. Në vitin 2001 kam ikur në Greqi, kisha vajzën, edhe zonjën Eva. Kaluan 6 vjet andej, erdhën u kthyem në Ksamil.

Fitim: Çfarë do na thuash me këtë?

Mynyr: Prit se do ta them të lutem. Si erdhëm, futa vajzën në shkollë, unë emigrant, ajo në Shqipëri.

Eni Çobani: Ti ikje dhe vije nga Shqipëria?

Fitim: Si gjithë të tjerët që shkonim në kurbet.

Mynyr: Po! Në vitin 2013 më tha që kam ngelur shtatzënë.

Fitim: Të gjithë u gëzuam për këtë.

Mynyr: Të gjithë u gëzuam, bëra dhe një darkë për këtë.

Fitim: Sepse mbas disa vitesh na erdhi një fëmijë në jetë.

Mynyr: Mbas 16 vitesh thashë shyqyr më dha Perëndia një djalë.

Eni Çobani: Pra mbas 16 vjetësh të vajzës të lindi një djalë?

Mynyr: Po! Vjet në datën 19 Shkurt bëri divorcin e ndarjes. I thashë pse ndahesh, çfarë kërkon?

Eni Çobani: Tani se shkuat tek divorci, keni patur ndonjë problem me njëri-tjetrin?

Mynyr: Jo, asnjë problem s’kemi patur. Çfarë ka dashur ja kam plotësuar, u bleva makinë 13 mijë Euro, që unë s’kam biçikletë për vete. I thashë pse ndahesh? Më tha nuk të dua më, s’të kam dashur, nuk të dua. Në rregull i thashë, ti në punën tënde, unë në timen.

Eni Çobani: Pra nuk patët ndonjë përjetim dramatik të themi? E përjetuat me qetësi?

Fitim: Më fal zonja Eni, kanë patur probleme familjare, por nuk kanë patur problem serioze me njëri-tjetrin.

Mynyr: Mbas divorcit e pyeta dhe i thashë çfarë deshe, pse u ndave. Më tha nuk të kam dashur, as të dua. Po si kështu? Më tha mua ti nuk e dije një gjë të tillë, që do vijë një orë të ndaheshim.

Fitim: Po mirë o, çiftet ndahen.

Mynyr: Prit ndahen, por më tha që unë djalin nuk e kam me ty. Mua atëherë më iku truri i kohës, kur më tha.

Fitim: Është e pabesueshme kjo që thua.

Mynyr: Si është e pabesueshme?

Fitim: Me çfarë deklarate e thua ti këtë?

Mynyr: Vajta i mora fijen e flokut dhe e bëra ADN-në tek greku. 

Eni Çobani: Është pak i tensionuar Mynyri. Po pastaj?

Mynyr: Bëra ADN-në në Athinë. Më mori doktori në telefon dhe më tha djali nuk është i joti, edhe çoje ku të duash, në Amerikë çoje ADN-në, fëmija nuk është i joti. Mua atëherë më iku truri i kokës, i bija mureve, desh më iku mendja, po mos kishte ardhur ky me nusen, më iku mendja. Kam kaluar në depresion, jam me ilaçe.

Fitim: Zonja Eni, nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur, jam me shtëpi ballë për ballë dhe vetëm dëgjoj një të bërtitur dhe përplaste kokën nëpër mure. 

(Marrë nga tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mynyri shihemi ne gjyq mynyri shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën