Aktualitet

VIDEO/ “Buçko”, Ronaldo dhe Buffon shkrihen së qeshuri me Aurelin që ‘fluturoi’ për t’i shpëtuar tërmetit, e vënë në lojë për peshën, Rama e kap nga gjoksi

Teksa kryeministri Edi Rama e mori në Itali bashkë me të mbijetuarin tjetër Alesio Cakoni, për të takuar idhujt e tyre, që ishin futbollistët në fjalë, yjet e vunë pak në lojë Aurelin për peshën.
Përditësuar:

ITALI– Dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon u shkrinë së qeshuri me njërin nga djemtë shqiptar, Aurel Lala, që i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga dritarja.

Teksa kryeministri Edi Rama e mori në Itali bashkë me të mbijetuarin tjetër Alesio Cakoni, për të takuar idhujt e tyre, që ishin futbollistët në fjalë, yjet e vunë pak në lojë Aurelin për peshën.

Buffoni e pyet nëse luan futboll, ndërsa i vogli shqiptar përgjigjet duke belbëzuar: Po!

Ndërsa kryeministri thotë më pas që Aureli është pak mbipeshë dhe e prek nga gjoksi.

Ronaldo i fërkon barkun më pas dhe të terë fillojnë të qeshin. Aureli qëndron i heshtur në mes me sytë lart, duke qenë se Rama dhe dy futbollistët e Juvenstusit flasin italisht dhe i vogli s’kupton gjë.

Pjesë nga biseda

Buffon: Luan Futboll?

Aureli: Po

Rama: Por është pak mbipeshë, por luan (dhe i prek gjoksin)

Ronaldo i fërkon barkun: Po, po duket, buçko…(qeshin më pas të tre).

Kryeministri Edi Rama mori në Itali dy të vegjlit shqiptarë për t’u realizuar dëshirën e jetës, për t’u takuar me idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Të vegjlit janë emocionuar teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment