Bota

Bie helikopteri në Turqi, pilotët transportohen me urgjencë në spital, Ministria e Mbrojtjes: Shkaqet e rrëzimit po hetohen

VIDEO
Helikopteri ra pranë zonës së detit në qytet dhe pas rënies dy pilotët kanë shpëtuar fatmirësisht gjallë nga rrëzimi i helikopterit.
Featured image of article: Bie helikopteri në Turqi, pilotët transportohen me urgjencë në spital, Ministria e Mbrojtjes: Shkaqet e rrëzimit po hetohen Foto nga ngjarja

TURQI- Një helikopter ushtarak ka rënë ditën e sotme në qytetin e Izmirit në Turqi. Helikopteri ra pranë zonës së detit në qytet dhe pas rënies dy pilotët kanë shpëtuar fatmirësisht gjallë nga rrëzimi i helikopterit.

Pilotët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë. Sipas mediave turke helikopteri KT-1 po kryente stërvitje gjatë momentit të rrëzimit. Ndërsa Ministria Kombëtare e Mbrojtjes në Turqi në nëj postim në Twitter shkroi se ende nuk dihet se cila është aryesja e rrëzuimit të helikopterit dhe se po hetojnë këtë rast.

Pas rënies së helikopterit, efektivët policiorë shkuan në ndihmë të pilotëve ku i nxorën ata nga uji dhe i ndihmuan të hiqnin veshjet e tyre mbrojtëse.

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, të cilat filluan menjëherë dhe 2 pilotët tanë u shpëtuan të gjallë”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment