Sport

VIDEO/Bëhet virale,lojtari ngatërron termometrin me armë dhe ngre duart lart

Megjithatë një nga lojtarët e Cearas i cili nuk e kishte mendjen, menjëherë sapo i drejtohen t’i masin temperaturën ngre duart lart
Featured image of article: VIDEO/Bëhet virale,lojtari ngatërron termometrin me armë dhe ngre duart lart Futbollisti i Fc Ceara

BRAZIL-Një episod i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë është regjistruar me një nga lojtarët e skuadrës braziliane të Cearas.Këta të fundit para pak ditësh luajtën me skuadrën e Fortaleza dhe ashtu siç ndodh në të gjitha vendet, para ndeshjes lojtarëve iu është matur temperatura.

Megjithatë një nga lojtarët e Cearas i cili nuk e kishte mendjen, menjëherë sapo i drejtohen t’i masin temperaturën ngre duart lart, pasi mendoi se ishte armë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kaq mjaftoi që menjëherë video e tij të nisë të bëjë xhiron në rrjetet sociale, si një moment tepër gazmor dhe që nuk ka ndodhur më parë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment