Sport

VIDEO/Bayern “keqtrajton” Schalke-n si me Barcelonën, 8 gola në ndeshjen hapëse të kampionatit, Flick ka krijuar një “përbindësh”

Në një “Allianz Arena” të boshatisur, për shkak të masave që qëndrojnë ende në fuqi për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kampionët e Bundesligës i shënuan 8 gola Schalkes
Featured image of article: VIDEO/Bayern “keqtrajton” Schalke-n si me Barcelonën, 8 gola në ndeshjen hapëse të kampionatit, Flick ka krijuar një “përbindësh” Bayern Munich
Përditësuar:

GJERMANI-Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka që i del para. Pak më shumë se 1 muaj nga disfata e rëndë që i shkaktoi Barcelonës në Champions, me të njëjtën forcë “goditi” edhe Schalken në sfidën që ngriti siparin e Bundesligës për sezonin e ri.

Në një “Allianz Arena” të boshatisur, për shkak të masave që qëndrojnë ende në fuqi për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kampionët e Bundesligës i shënuan 8 gola Schalkes pas pësuar asnjë, si për të treguar se edhe në këtë sezon nuk do të kenë konkurrentë.

Debutim perfekt për Leroy Sane, që shënoi një nga 8 golat e sfidës, por ai që që mori topin e ndeshjes në shtëpi ishte Gnabry, protagonist absolut i mbrëmjes me një tregolësh. Lojtarët e tjerë që shtuan emrin në listën e golashënuesve ishin: Goretzka, Lewandowksi, Muller dhe 17-vjeçari Musiala, një nga talentet që Hansi Flick gjeti rastin ta promovonte në Bundesligë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhgënjim i madh për Schalken, që as në ëndrrën më të keqe nuk e kishte parë këtë disfatë të thellë që në ndeshjen startuese të Bundesligës.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment