Sport

VIDEO/Bayern argëtohet me gola, e kthen ndeshjen me Barcelonën si lojë fëmijësh

Ka startuar në orën 21:00, kryendeshja që do të përmbyllë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bajernit
Featured image of article: VIDEO/Bayern argëtohet me gola, e kthen ndeshjen me Barcelonën si lojë fëmijësh Bayern Munich vs Barcelona

PORTUGALI-Ka startuar në orën 21:00, kryendeshja që do të përmbyllë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bajernit. Një përballje titanësh, mes 2 skuadrave ndër më të fortat në Europë. Në minutën e 3-të Thomas Muller shënoi për Bayernin ndërsa avantazhi i gjermanëve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 7-të Alaba shkaktoi autogol.

Gjermanët ja dolën të shënonin dhe tre gola të tjerë me Perisic në minutën e 21-të Gnabry në të 27-tën dhe Muller në minutën e 31-të.

Një pjesë e dytë që nisi po me ritmin e së parës, fillimisht Suarez shkurtoi diferencat në minutën e 57-të duke çuar shifrat në 2-4, por Kimich në minutën e 63-të çoi shifrat në 2-5.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment