Politike

Mesazhi i Bashës pas takimeve me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, kryedemokrati: Do të integroj Shqipërinë në BE!

VIDEO
Basha thote së ashtu siç anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizoi vizat, do të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Featured image of article: Mesazhi i Bashës pas takimeve me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, kryedemokrati: Do të integroj Shqipërinë në BE! Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një videomesazh me qytetarët pas vizitës së tij nga Sllovenia dhe Kroacia. Basha shprehet se dy takimet ishin të jashtëzakonshme e se ndihet i inkurajuar për mbështetjen që ka marrë. Më tej ai shprehet se Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian e se kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës.

Basha thote së ashtu siç anëtarësoi Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizoi vizat, do të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.


MESAZHI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dashur bashkëqytetar, jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në Slloveni dhe në Kroaci. Takova dy miq të mirë të mitë dhe të shqiptarëve; kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša, i cili do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, vendi me i ri anëtar i Bashkimit Europian.Ishin takime jashtëzakonisht të frytshme dhe jam shumë i inkurajuar për mbështetjen që mora dhe ditët e mira që kemi përpara.

Të dy kryeministrat më shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat: në turizëm, në tregti, në diplomaci, në biznes, në investime. Diskutuam mënyrat se si mund të arrihen këto, menjëherë pasi të zgjidhem kryeministër.Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin ne do të thithim investime të huaja dhe zhvillojmë Shqipërinë, si dhe planin për integrimin europian të vendit.Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e Bashkimit Europian. Sepse ne kemi vullnetin dhe kemi mbështetjen e miqve tanë në këtë proces jetik.Gjatë 8 viteve të qeverisjes se tij, Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Vetëm i ka shtuar pengesa Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ne do t’i kalojmë të gjitha pengesa dhe do të korrigjojmë dështimet e Ramës e do të sjellim zhvillim dhe progres në rrugën e integrimit europian.Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europian dhe amerikan ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin EuropianJu falënderoj për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Mos u dorëzoni para vështirësive dhe problemeve të sotme. Ditë më të mira na presin për ju dhe për Shqipërinë tonë.Faleminderit!

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment