Politike

VIDEO/ Basha takime në Golem: Janë goditur shumë nga kriza e COVID-19, qeveria nuk i ndihmon por ua jep oligarkëve

Basha tregon se pas takimeve ka kuptuar se dhe kjo zonë turistike është goditur rëndë nga pandemia.
Featured image of article: VIDEO/ Basha takime në Golem: Janë goditur shumë nga kriza e COVID-19, qeveria nuk i ndihmon por ua jep oligarkëve Lulzim Basha me biznesmenin në Golem

GOLEM- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot në Golem ku është takuar me qytetarë e biznesmenë. Në një video në mediat sociale, Basha tregon se pas takimeve ka kuptuar se dhe kjo zonë turistike është goditur rëndë nga pandemia.

Në fjalën e tij Basha tha pyetur se ku është mbështetja për këtë njerëz që kanë tërë jetën që paguajnë taksa dhe më pas është përgjigjur duke akuzuar qeverinë. “Paratë shkojnë për 4-5 oligarkë dhe jo vetëm kaq, por kjo qeveri duke parandjerë largimin, po firmos kuturu leje zhvillimore”, tha kreu i PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej numri një i opozitës shtoi se faturat e energjisë vijnë rregullisht, pavarësisht se asnjë biznes nuk ka punuar. “Mesazhi që kam nga Golemi është se ky vend i bekuar nga Zoti, është i mallkuar nga një qeveri që mendon vetëm për vete dhe një grusht oligarkësh. Dhe ky është zotimi ynë, që paratë që mbushin arkën e shtetit sot duhet të shkojnë në xhepat e sipërmarrësve shqiptarë, tek qytetarët”, shtoi ai.

Prej javësh Basha ka nisur takimet me trahtarët, operatorët turistikë dhe fermerët në zona të ndryshme të Shqipërisë. Kreu i PD ka dëgjuar nga afër shqetësimet e qyetarëve, të cilat i janë ankuar për mungesën e vëmendjes nga shteti gjatë periudhës së pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment