Sport

VIDEO / Barcelona, “inatin” e Kupës, e shfryn ndaj Alavesh…

Kapiteni Leo Mesi, përpos eurogolit që plotësoi dopiedën, zhvilloi edhe një superndeshje, duke dëshmuar “peshën” e tij te katalanët edhe pse është 33-vjeçar
Featured image of article: VIDEO / Barcelona, “inatin” e Kupës, e shfryn ndaj Alavesh…
Përditësuar:

SPANJE – Barcelona, pas humbjes 2-0 me Sevilja për Kupën e Mbretit, ka fituar 5-1 në “Camp Nou” përballë Alaves, duke u rikthyer në vend të dytë në La Liga. Diferenca me Atletiko Madrid është 8 pikë, teksa skuadra e Simeones kanë luajtur një ndeshje më pak.

Katalanasit pjesën e pare e mbyllën me dy gola epërsi. Trinkao (29’) zhbllokoi takimin, pas një goli të anulluar nga VAR në minutën e 36-të, Leo Mesi (45’+1) do të realizonte në minutat shtesë të pjesës së parë të ndeshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Luis Rioja (57’), i aktivizuar në pjesën e dytë, ngushtoi rezultatin, gol që i zgjoi katalanët për të shfryrë “inati” ndaj Alavesh. Sërish Trinkao (74’) dhe Leo Mesi (75’) do të ishin autorë golash. “Manitën” e katalantasve, që shënuan tre gola në gjashtë minuta, do ta plotësonte Zhunior Firpo (80’).

B.T (Dosja.al) 

Shto Koment