Sport

VIDEO / Barcelona “i largohet” titullit në La Liga, ndalen edhe në Levante

Katalanasit, sot në pritje të përfundimit të ndeshjeve të javës së 36-të, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy javë të La Ligas
Featured image of article: VIDEO / Barcelona “i largohet” titullit në La Liga, ndalen edhe në Levante
Përditësuar:

SPANJE – Pasi fundjavën e shkuar barazoi pa gola në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit kryesues, Barcelona ka barazuar 3-3 në transfertën ndaj Levantes në Valencia, duke i zbehur kështu gjasat për ta fituar titullin në La Liga.

Lionel Messi (25’), Pedri (34’) dhe Ousmane Dembele (64’) realizuan për katalanët “blaugrana”, ndërsa për Levanten shënuan Gonzalo Melero (57’), Jose Morales (59’) dhe Sergio Leon (83’).

Sot do të zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së 36-të të La Ligas. Altetico Madrid do të presë Real Sociedad, ndërsa Real Madridi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Granadën. Aktualisht, Barcelona me 76 pikët e grumbulluara renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Atletico Madridi që kryeson dhe një pike më tepër se sa Real Madridi që renditet në vendin e tretë.

 

B.T (Dosja.al)

Shto Koment