BotaVirale

Video/ Banorët lidhin kryetarin e bashkisë pas kamioni dhe e tërheqin atë zvarrë nëpër rrugë

Sulmi i bërë ndaj tij, erdhi si pasojë e premtimeve të paplotësuara të fushatës.
Featured image of article: Video/ Banorët lidhin kryetarin e bashkisë pas kamioni dhe e tërheqin atë zvarrë nëpër rrugë

MEKSIKË – Kryetari i bashkisë së  Las Margaritas në Meksikë, Jorge Luis Escandon Hernandez, u mor me dhunë nga zyra e tij, nga një turmë e zemëruar banorësh.

Banorët e lidhën atë pas një kamioni të firmës Toyota, dhe më pas e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë.

Sulmi i bërë ndaj tij, erdhi si pasojë e premtimeve të paplotësuara të fushatës, një ndër të cilave ishte dhe rregullimi i rrugëve të vendit, por mesa duket kryetari i bashkisë nuk e kishte bërë dot as këtë.

20 persona u plagosën në përleshjen pasuese mes banorëve dhe policisë për të shpëtuar kryetarin e bashkisë, dhe të paktën 30 u arrestuan.

z.Escandon pësoi vetëm lëndime të vogla, por paralajmëroi se ai do të ngrejë akuza edhe për njerëz të tjerë të qytetit që morën pjesë në sulmin e tij.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Një Koment në “Video/ Banorët lidhin kryetarin e bashkisë pas kamioni dhe e tërheqin atë zvarrë nëpër rrugë

  1. Ah sikur te vinin Ca’ meksikane ne shqiperi

Shto Koment