Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Zall Gjoçajt në protestë: Lërini lumenjtë të rrjedhin, jeni pushtues

Banorët kërkojnë ndalimin e punimeve nga kompania private, pasi sipas tyre, ndërtimi i HEC-it, do t’ju marrë atyre të vetmin burim ujor që kanë.

MAT- Reshjet e shiut nuk i kanë penguar këta banorë të fshatit “Zall Gjoçaj” në Mat që të dalin dhe të protestojnë për të disatën herë kundër ndërtimit të Hidrocentralit në këtë zonë. Banorët kërkojnë ndalimin e punimeve nga kompania private, pasi sipas tyre, ndërtimi i HEC-it, do t’ju marrë atyre të vetmin burim ujor që kanë për bujqësinë dhe jetesën e tyre.

“Ndalini HEC-et! Lërini lumenjtë të rrjedhin! Për ne jeni pushtues”, Protesta e banorëve të Zall Gjocajt (Mat) dhe zonave përreth kundër HEC-eve.”-thuhet në njoftimin e faqes Nyje.al që ndjek prej kohësh protestën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protesta e banorëve të fshatit Zall Gjocaj nisi afro një muaj më parë. Banorët e fshatit janë përplasur edhe me forcat policore që kanë shkuar për të shuar konfliktin. Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në lidhje me këtë HEC.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment