Sport

VIDEO/ Asnjë gjuajtje në portë, Ismajli kthehet në tmerrin e Ibra-s e Spezia që surprizon Milanin: Kuqezinjtë ndalin hapin

Skuadra kuqezi zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, duke mos e rrezikuar portën e Provedel, që pati shumë pak përë të bërë gjatë gjithë ndeshjes
Featured image of article: VIDEO/ Asnjë gjuajtje në portë, Ismajli kthehet në tmerrin e Ibra-s e Spezia që surprizon Milanin: Kuqezinjtë ndalin hapin Ardian Ismajli dhe Zlatan Ibrahimovic

ITALI- Skuadra e Spezias i bën një surprizë të hidhur Milanit në javën e 22-të të Serie A. Fitorja me shifrat 2-0 i jep asist Interit që në rast fitoreje do të ngjitej në vendin e parë. Skuadra kuqezi zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit, duke mos e rrezikuar portën e Provedel, që pati shumë pak përë të bërë gjatë gjithë ndeshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në pjesën e dytë Maggioren në minutën e 56-të zhbllokoi sfidën, ndërsa në minutën e 80-të, Bastoni dyfishoi shifrat. Ardian Ismajli luajti për 90 minuta duke u kthyer në tmerrin e Ibrahimovic, me shqiptarin që fitoi shumë duele.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment