Sport

VIDEO/Arsenal i falet “ruletës ruse”, ekipi i Artetës mund Liverpoolin dhe fiton Superkupën e Anglisë

90 minutat përfunduan në 1-1,ndërsa fituesi u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku futbollistët e Arsenal u treguan më të saktë
Featured image of article: VIDEO/Arsenal i falet “ruletës ruse”, ekipi i Artetës mund Liverpoolin dhe fiton Superkupën e Anglisë Arsenal vs Liverpool

ANGLI-Arsenali ja del të fitojë Superkupën e Anglisë kundër Liverpool. 90 minutat përfunduan në 1-1,ndërsa fituesi u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku futbollistët e Arsenal u treguan më të saktë. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të “topçinjve”, të cilët përveç rasteve arritën ta shënojnë edhe një gol.

Realizimi erdhi në minutën e 12-të me anë të sulmuesit Aubemayang. Në pjesën e dytë, ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp ishte më kërkues, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të me Minamino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Skuadrat u drejtuan penalltive me skuadrën e Artetës të cilët u treguan më të saktë duke fituar 5-4 dhe duke fituar titullin e dytë pas Kupës së Anglisë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment