Bota

Video/ Arriti të gjejë kodin e takimit, gazetari hynë në videokonferencën sekret të ministrave të Mbrojtjes së BE-së

Në videon e shpërndar, shfaqet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL që shfaqet në ekranin e madh të videokonferencës, ai hyjë si fillim rregullon flokët me dorë dhe më pas i përshëndet ministrat me dorë duke buzqeshur. Në fillim edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell,  por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.
Featured image of article: Video/ Arriti të gjejë kodin e takimit, gazetari hynë në videokonferencën sekret të ministrave të Mbrojtjes së BE-së Foto ilustruese

HOLANDË– Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë sekrete të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas mediave të huaja, ai ka arritur të futet falë informacioneve të publikuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

Në videon e shpërndar, shfaqet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL në ekranin e madh të videokonferencës, ai si fillim rregullon flokët dhe më pas i përshëndet ministrat me dorë duke buzëqeshur. Sakaq, edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, ka buzëqeshur, por më pas e ka vënë atë në dijeni se ishte futur në një konferencë sekrete dhe mund të arrestohej.

“A e di se je futur në një konferencë sekrete. E dini që është vepër penale, hë? Më mirë dilni nga konferenca, përpara se të vijë policia,”- i ka thënë Borrell, duke qeshur.

“Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet e ditur se Verlaan kishte arritur të siguronte akses për takimin sepse llogaria në Twitter e Ministrit Ank Bijleveld përmbante shkurtimisht një foto me adresën e hyrjes dhe një pjesë të kodit PIN.

“Pas disa përpjekjesh, RTL Nieuës arriti të hamendësonte kodin PIN të mbledhjes sekrete, sepse pesë nga gjashtë shifrat e kodit pin ishin të dukshme në foto,”-kanë raportuar mediat.

Video e plotë:

(k.a/dosja.al)

Shto Koment