Aktualitet

VIDEO/ Armando Baboçit dhe djalit të tij iu bë atentat në Durrës! Gazetarja: Babë e bir devijuan makinën dhe e përplasën, konflikti me familjen Tatanozi

Më pas, ata kanë dalë nga mjeti për t’u përballur me anëtarët e familjes Tatanozi nga Durrësi, me të cilët kishin edhe konfliktin.
Featured image of article: VIDEO/ Armando Baboçit dhe djalit të tij iu bë atentat në Durrës! Gazetarja: Babë e bir devijuan makinën dhe e përplasën, konflikti me familjen Tatanozi Fotot nga ngjarja

DURRËS– Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ishte një atentat. Gazetarja Klodiana Haxhiaj deklaroi se babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit.

Më pas, ata kanë dalë nga mjeti për t’u përballur me anëtarët e familjes Tatanozi nga Durrësi, me të cilët kishin edhe konfliktin.

Babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordure për t’ju shmangur atentatit. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina. Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. 6 persona, dyshohet të gjithë nga familja Tatanozi nga Durrësi, janë shoqëruar nga policia. Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir,”- tha Haxhiaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë 39-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit.


LAJMI KRYESOR: Vritet 39-vjeçari në Durrës! Devijoi makinën për t’i shpëtuar atentatit me të birin, por plumbat i morën jetën. Djali me dy gjeneralitete ka plagë në dorë, autorët në pranga

(f.m/dosja.al)

Shto Koment