Sport

VIDEO/ Arena Kombëtare thuajse gati, nis shtrimi i tapetit të blertë

Shtrimi i tapetit të blertë është një proces i shkurtër dhe për pak ditë, Arena Kombëtare do të ketë fushë të përfunduar.

Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës ⚽ me tapetin e gjelbërt 👏#Tiranë #FSHF#Zhvillim 💪 ⚽ 🇦🇱️ #UEFA

Posted by Federata Shqiptare E Futbollit on Wednesday, 11 September 2019

TIRANË- Stadiumi Arena Kombëtare duket se është drejt fundit. Federata Shqiptare e Futbollit sot ka publikuar një video, teska duken punëtorët që po shtrojnë tapetin e blertë.

Shtrimi i tapetit të blertë është një proces i shkurtër dhe për pak ditë, Arena Kombëtare do të ketë fushë të përfunduar.

FSHF kishte lënë si afat të fundit shtatorin por duket se Arena do të ngre siparin me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor.

Arena Kombëtare ka disa vite që po ndërtohet dhe afati për përfundimin e punimeve është shtyrë disa herë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment