Sport

VIDEO/Andrea Pirlo e nis me spektakël dhe gola te Juventusi, Ronaldo dhe blerjet e reja shkëlqejnë ndaj Novarës, tekniku “kopjon” Conten sa i përket skemës

36 ditë pas emërimit të tij si trajner i Juventusit, Andrea Pirlo bëri debutimin e tij me një fitore të madhe
Featured image of article: VIDEO/Andrea Pirlo e nis me spektakël dhe gola te Juventusi, Ronaldo dhe blerjet e reja shkëlqejnë ndaj Novarës, tekniku “kopjon” Conten sa i përket skemës Juventus

TORINO-Shtatë ditë pas debutimit të tyre në kampionat, Juventus i ri i Andrea Pirlo fitoi testin e parë (dhe të vetëm) para-sezonit duke mundur Novara-n 5-0. 36 ditë pas emërimit të tij si trajner i Juventusit, Andrea Pirlo bëri debutimin e tij me një fitore të madhe. Skuadra u shfaq në një formë të shkëlqyer me Kulusevski dhe McKennie, rishtarë me fanellën bardh e zi, të cilët menjëherë shfaqën dëshirë në lojën e tyre.

Interesant ishte fakti se në këtë miqësore, trajneri i ri u prezantua me skemën 3-5-2, një rreshtim i tillë nuk ishte parë që në kohën kur Antonio Conte (Trajneri i Interit) ishte pjesë e bardhezinjëve. Për Novarën rreth 10 futbollistë që qëndronin në zonën e tyre për të mos pësuar më tepër, por për kampionët e Italisë nuk përbënin aspak problem. Golat erdhën nga Ronaldo, Ramsey, Pjaca dhe dopieta e Portanova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë takim ishte në stol edhe Vrioni, por Pirlo nuk i ka dhënë asnjë minutë në fushën e lojës, duke qenë i vetmi së bashku me portierin Pinsgolio që nuk u futën në fushë nga stoli ndaj Novarës. Në çdo rast, ishte një provë e rëndësishme për Juventusin që tani vetëm pret debutimin në kampionat kundër Sampdoria-s,takim që do të luhet ditën e dielë. Andrea Pirlo, tani për tani, mund të thuhet se është i kënaqur.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment