Bota

VIDEO/ Aktori i humorit në Amerikë ka treguar përballjen e tij me Covid-19, dy orë para se të vdiste: Është e tmerrshme, po luftoj me jetën

Në një video të postuar brenda spitalit, dëgjohet  zhurma e pajisjeve në kujdesin intensiv.  Ai ka treguar se krahas  infektimit me Covid-19, ai kishte edhe pneumoni si dhe probleme me diabetin. Në simptomat e shfaqura nga pandemia tregon se më shqetësuesja ka qenë dhimbja në kraharor dhe stomak, dridhja dhe humbja e shijes.
Featured image of article: VIDEO/ Aktori i humorit në Amerikë ka treguar përballjen e tij me Covid-19, dy orë para se të vdiste: Është e tmerrshme, po luftoj me jetën Joe Luna,

SHBA-Aktori amerikan i humorit Joe Luna, i cili ishte infektuar me koronavirus dhe si pasojë ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare ka ndarë përvojën e tij në përballje me Covid-19 në rrjete sociale.

Në një video të postuar brenda spitalit, dëgjohet  zhurma e pajisjeve në kujdesin intensiv.  Ai ka treguar se krahas  infektimit me Covid-19, ai kishte edhe pneumoni si dhe probleme me diabetin. Në simptomat e shfaqura nga pandemia tregon se më shqetësuesja ka qenë dhimbja në kraharor dhe stomak, dridhja dhe humbja e shijes.

“Kur dëgjova njerëz duke folur për atë që Covid u bëri atyre, unë pyesja veten time nëse ishte vërtet kaq keq. Tani ju them djema, jam në një luftë, po luftoj për jetën time. Jo vetëm që kam rezultuar pozitiv, por kam edhe pneumoni. Është e tmerrshme, është përkeqësuar, gjithçka po prishet”, tha Luna.

Video e plotë:

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by JOE LUNA (@joeelcholo)


Sakaq, gruaja dhe fëmijët e tij u infektuan me Covid-19, por e kaluan me simptoma të lehta.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment