Aktualitet

VIDEO/ 900 € nata, thellohet skandali. A ka paguar Fusha edhe për Veliajn? Ja ligji që e ndalon

Dosja.al po sjell sot disa fakte të reja siç janë shkelja e ligjit për konflikitin e iteresit nga Arbian Maznikut, i cili ka pranuar një pagesë hoteli në formën e një dhurate nga një biznesmen, me të cilin bashkia ka dhe lidhje ekonomike.
Featured image of article: VIDEO/ 900 € nata, thellohet skandali. A ka paguar Fusha edhe për Veliajn? Ja ligji që e ndalon

TIRANË- Pak ditë pas publikimit një skandali, Dosja.al sjell detaje të reja që e thellojnë më shumë. Bëhet fjalë për skandalin e pagesës së faturës së hotelit për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku nga Shkëlqin Fusha, pronar i Fusha shkp.

Dosja.al po sjell sot disa fakte të reja siç janë shkelja e ligjit për konflikitin e iteresit nga Arbian Maznikut, i cili ka pranuar një pagesë hoteli në formën e një dhurate nga një biznesmen, me të cilin bashkia ka dhe lidhje ekonomike.

Por duket se skandali është më i thellë, pasi Fusha ka paguar hotelin e të gjithë delegacionit të Bashksië Tiranë, ku mes tyre ka qenë dhe Veliajt. Po ashtu është rrëzuar dhe alibia e Bashkisë Tiranë se Fusha shpk ka pasur një pjesë të meritës në marrjen e çmimit.

Sipas organzitës që jepte këtë çmim, Fusha shpk nuk ekziston fare, pasi për ta çmimi është fituar nga Bashkia Tiranë dhe autori i projektit të sheshit kompania 51N4E.

  • 19:48

    VIDEO/ Momenti kur Veliaj merr çmimin në Barcelonë, emri Fusha shpk nuk është askund

    Bashkia e Tiranës kur mori çminin për sheshin Skënderbej, si hapësiria më e mirë në vitin 2018, e shiti si sukses të saj. Por pak ditë më parë, pasi bërjes publike të disa faturave ku Shkëlqim Fusha i kishte paguar hotelin dhe Arbian Maznikut, Bashkia Tiranë është shprehur se fitues është dhe projektueis dhe zbatuesi, pra kompania 51N4E dhe Fusha shpk.

    Por skandai nuk qëndron këtu, por në pagesën që ësthë bërë Maznikut nga një privat, kur udhëtimi ka qenë i organizuar nga një organziatë e huaj dhe e ftuar ka qenë Bashkia Tiranë. Bashkia për këtë gjë u mbrojtë duke thënë se Fusha shpk ishte e ftuar në këtë organizim, pasi ajo është një nga fitueset e çmimit.

    Por dhe kjo alibi duket se ka rënë poshtë. Nëse shihni videon më poshtë që publikon Dosja.al, Fusha shpk nuk është askund.

    Në projektor shfaqet vetëm Bashkia Tiranë dhe projektuesi i sheshit Skënderbej 51N4E. Pra sipas Centre de Cultura Contemporania de Barcelona, organizata që dha dhe çmimin, Fusha shpk nuk ekziston Fare.

    Kjo do të thotë se alibia e Bashkisë për dhuratën nga Fusha nuk qëndron, pasi faktet flasin kundër saj.

  • 19:48

    Thellohet skandali me faturën 900 €, dhe Veliaj ishte atë ditë në Barcelonë. A iu pagua hoteli nga Shkëlqim Fusha?

    Hije të tjera dyshimi për një skandal kanë dalë në dritë pas bërjes publike të një fature ku tregonte se Shkëlqim Fusha, i kishte paguar hotelin nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut.

    Sipas një deklarate nga Bashkia e Tiranës për “Zërin e Amerikës”, Maznikut dhe të gjithë grupit të bashkisë, shpenzimet ua mbulonte Shkëlqim Fusha. “Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria”, thuhej në njoftim.

    Shkrimi në faqen e Bashkisë Tiranë

    Sipas kësaj deklarate i gjithë delegacioni i Bashkisë Tiranë nuk ka shpenzuar asnjë lekë, pasi çdo gjë është paguar nga Shkëlqim Fusha. Sipas kësaj deklarate do të thotë se Shkëlqim Fusha i ka paguar hotelin dhe transportin dhe Erion Veliajt, kreut të Bashkisë Tiranës, pasi dhe ai ka qenë atë ditë në Barcelonë. Vizita e Veliajt në Barcelonë për tërheqjen e çmimit konfirmohet po nga Bashkia, cila në faqen e saj online ka një shkrim me titull ‘Sheshi “Skënderbej” merr çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018’, ku në foto kryesorë është Erion Veliajt. Po ashtu në këtë shkrim është dhe deklarata e Veliajt e dhënë gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi.

    Kjo tregon se nuk është vetëm Mazniku ai që ka përfituar “dhuratë” nga Fusha, por është dhe Veliajt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës rezulton që të ketë qenë në Barcelonë ditën kur është dhënë çmimi dhe ka qenë pjesë e delegacionit.

    Ndërkohë një tjetër detaj dyshues është dhe fituesi i këtij çmimi. Sipas informacioenve mësohet se ka qenë studio artitekturore ajo që ka fituar çmimin, pasi ajo ka bërë projektin dhe jo kontraktuesi që në këtë rast është Fusha shpk.

    Por të gjitha këto hije skandali duhet të ishin zbardhur nga organet ligjzbatuese të cilat deri tani nuk kanë asnjë njoftim zyrtar për nisje të hetimeve pas denoncimit nga opozita dhe nga mediat.

  • 19:48

    Thellohet skandali me faturën 900 € nga Fusha, Mazniku ka shkelur dhe ligjin për konfliktin e interesit

    Pak ditë më parë, fill pas skandalit të faturave të luksit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kur ende nuk ishte shuar zhurma, del në skenë një skandal tjetër. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku rezulto të ketë “paguar” 900 euro nata në një hotel në Barcelonë. Ai vetë nuk e ka futur dorën në xhep, pasi një biznesmen zemërgjerë ka paguar për të. Është fjala për të shumëdëgjuarin Shkëlqim Fusha. Pronari i Fusha shpk, një kompani që ka marrë miliona euro nga bashkia ku Mazniku është titullar i rëndësishëm.

    Vet numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

    Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë. Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – ishte ky prononcimi për “Zërin e Amerikës” nga Bashkia Tiranë.

    Në këtë reagim thuhet se ka qenë thjesht një pagesë, për të kursyer lekët e Bashkisë dhe se Fusha ka paguar dhe për Maznikun, si pjesë e delegacionit.

    Fakti është qe ne këtë rast nuk është oaguar nga Firma “Fusha” per Bashkine dhe as për delegacionin, siç oretendon Bashkia, por nga karta persinale e Shkëlqim Fushës për Arbian Maznikun. Kështu që kemi një rast të pastër të shkeljes së ligjit. Ligji që ka thyer Arbian Mazniku është “Nr. 9367, datë 07.04.2005, për “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”.

    Neni 23 i ligjit

    Ky ligj e thotë qartë që zyrtarët publik nuk duhet të pranojnë dhurata nga të tjerë. Në nenin 23 “Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale”, të këtij ligji në pikën 1 thuhet shprehimisht: “Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat”.

    Por në këtë rast Mazniku e ka thyer këtë nen, pasi ka marrë një dhuratë nga Shkëlqim Fusha, pasi i është dhënë për shkak të pozicionit të tij, pasi ai në Barcelona ka udhëtuar si nënkryetar bashkie dhe jo si Arbian Mazniku turist.

    Më tej në po në nenin 23 dhuhet se ka raste përjashtimore, ku dhurata është me protokoll. “Përjashtohen vetëm rastet e përcaktuara me akte të organeve kompetente, të cilat lejojnë pranimin e dhuratave apo trajtimeve preferenciale për arsye protokollare”, thuhet në pikën 2 të këtij nenin. Por në këtë udhëtim, nuk ka qenë çështje protokolli pagesa nga Fusha, gjë që konfirmohet dhe nga reagimi i bashkisë.

    Po më tej në këtë ligj në pikën tre të tij tregohet se çfarë duhet të bëj zyrtari kur i ofrohet dhurata apo favori.

    Pika 3 vijon si më poshtë:

    Zyrtari, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet:

    a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’ ia dorëzojë zyrtarisht eprorit ose institucionit më të afërt epror;

    b) të përpiqet të identifikojë personin që i ofron ato, motivet dhe interesat e tij;

    c) të informojë, në çdo rast dhe menjëherë, eprorin ose institucionin më të afërt epror për dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial të ofruar apo të dhënë, identitetin e ofruesit, kur ky është i identifikueshëm, rrethanat, si dhe të japë gjykimin për arsyet e mundshme të kësaj ngjarjeje e për lidhjen e saj me detyrat e tij si zyrtar;

    ç) të vazhdojë normalisht ushtrimin e detyrës, sidomos për problemin për të cilin është ofruar dhurata, favori, premtimi ose trajtimi preferencial dhe të mbajë vazhdimisht në dijeni eprorin për çdo zhvillim të mundshëm;

    d) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta raportojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.

    Ligji 9367 tregon qartë se dhurata duhej që të refuzohej, pasi ishte në shkelje të plotë me ligjin, por Mazniku nuk e ka bërë këtë jë, duke qëndruar 2 netë në Barcelona me lekët e Shkëlqim Fushës.

    Pra shihet qartë se zemërgjerësia e Shkëlqim Fushës për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës është bërë në shkelje të plotë me ligjin. Dhe pse ka shkelur ligjin dhe e ka pranaur dhe vet një gjë të tillë, Mazniku vijon të qëndrojë në pozicionin e tij dhe nuk u është përgjigjur as akzuave nga opozita.

    Po ashtu nga Prokuroria apo institucionet e tjera ligj zbatuese nuk është parë asnjë njoftim për të reaguar për këtë rast.

Shto Koment