Sport

VIDEO/ 6 ndeshje në stol, Giacomo Vrioni buzëqesh, debuton më në fund me fanellën e Juventusit

Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Romës
Featured image of article: VIDEO/ 6 ndeshje në stol, Giacomo Vrioni buzëqesh, debuton më në fund me fanellën e Juventusit Giacomo Vrioni

TORINO-Një ëndërr e bërë realitet është kjo e sotmja për Xhakomo Vrionin. Pas 6 ftesave me ekipin e parë të Juventusit, tashmë ka ardhur edhe debutimi. Sulmuesi shqiptar ka hyrë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme kundër Romës.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në minutën e 78-të Higuain detyrohet të lërë fushën dhe vendin e argjentinasit e zë pikërisht talenti nga Shqipëria. Vrioni me të drejtë nuk mund ta largojë dot buzëqeshjen nga fytyra e tij, që është një tregues i qartë i rëndësisë që ka ky debutim për lojtarin e Shpresave kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment