Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
VIDEO/“5 maji mbetet plagë për mua”, Ronaldo-Del Piero shkëmbejnë batutat: Kur firmose për Interin u tërbova
10 Maj 2020, 09:02Nga DOSJA
ITALI-Del Piero dhe Ronaldo “Fenomeni” ishin drejtpërdrejtë në Instragram, dy legjendet kujtuan të shkuarën e tyre në futbollin italian, por edhe përplasjen e famshme të vitit 1998, kur braziliani u përplas me Iulianon me gjyqtarin që nuk akordoi 11-m në favor të Interit.
“Unë mund ta kuptoj që gabimet ndodhin, njerëz ishin gjyqtarët dhe ne që luanim në fushë. Ju nuk keni pasur asnjë lidhje me këto gjëra. Ne kemi luajtur ndeshje të bukura në atë kohë dhe Juve nuk kishin nevojë për gjëra të caktuara për të fituar. Mbaj mend që në atë kohë kishte një klimë shumë të tensionuar, ishte si një Luftë e Ftohtë mes dy klubeve”.
Alessandro Del Piero, gjithashtu, kujtoi faktet e asaj ndeshjeje, që më pas hynë në histori: “Unë e bëra pjesën time, humba një penallti dhe kështu gjërat mbetën në ekuilibër. Ne nuk kishim nevojë për ndihmë, por mund të ndodhin disa episode, që njollosin një sezon të tërë. Kishte tension, vinte nga të gjitha anët, kjo është e sigurt. Të gjitha skuadrat ishin gjithmonë nën tension. Sapo kishte një ndërhyrje të parregullt, skuadrat shpërthenin. Ishin njolla të errëta”.
Ndër zhgënjimet më të mëdha në karrierën e Ronaldos është padyshim 5 maji 2002: “Disa javë para se të ndodhte një episod me Atalantën, kuptova se e ardhmja ime do të ishte larg nga Cuper. Por, e respektova atë dhe doja ta përfundoja sezonin. Më 5 maj kemi humbur, nuk ka pasur ndërhyrje tjetër. Ne ishim të parët dhe Lazio nuk luante për asgjë, por gjëra të çuditshme ndodhën në ditët para ndeshjes. Ishte folur për ardhjen e Nestës tek Interi…
Ne shkuam në Romë shumë të qetë dhe bëmë një gabim. Lazio mund të të bënte dëm me lojtarët që kishte dhe në fakt ashtu ndodhi. Ne humbëm për shkak të mendimit, me të cilin hymë në fushë. Ende është plagë, çdo vit më etiketojnë në fotot, ku jam duke qarë. Kështu, 5 maji nuk kalon kurrë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Në futboll fitoni dhe humbni”.
Ndërkohë Del Piero i zbuloi Ronaldos cili ishte reagimi i tij kur mësoi se Fenomeno firmosi për Inter, por jo më parë se të kujtonte golin e brazilianit me Compostela. “Më ka frymëzuar, më hapi një botë të re. Kur firmose për Inter thashë: “Po këta janë të cmendur që e lënë të ikë” e natyrisht u tërbova se po shkoje tek Inter”.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Koronavirusi vazhdon të prodhojë debate të mëdha në shtete të ndryshme, atje ku disa figura të njohura e mendojnë se kjo pandemi është tërësisht e krijuar...
SPANJË-Gerard Pique është parë në shëtitje me familjen pas shumë javësh të kauara në karantinë për shkak të coronavirus-it. Mbrojtësi i Barcelona-s ka shij...
Modelja e fitnesit, Lusia Javorçekova, nuk është nga ato që e durojnë karantinën.Bukuroshja sllovake i ka thyer të gjitha rregullat dhe ka vendosur të pr...
GJERMANI-Tani është vendosur. Bundesliga gjermane do të rifillojë aktivitetin më 16 maj. Kampionati u ndërpre në javën e 25-të dhe çdo skuadër do të zbre...
Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, ka folur mbi hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo në dekadën e fundit në botën e futbollit. Sipas tij, atyre po iu vjen f...
Fabio Cannavaro po bëhet gati për lëvizjen e radhës. Ish-mbrojtësi i Real Madrid dhe Juventus aktualisht po punon si trajner i Guangzhou Evergrande në Kinë.Ital...
Bundesliga 2 duket se nuk do të nisë ashtu si mendohej. Koronavirusi vazhdon të jetë problem në Gjermani, pasi Dynamo Dresden ka bërë testet e fundit për Covid-...
SPANJË-Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo-s “zbret në fushë” për të ndihmuar Spanjën në betejën kundër koronavirusit. Modelja ka lajmëruar n...
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka folur sot në emisionin “Hipokrati” në Top Channel. Italiani nuk e ka fshehur mallin që ka për të rinisur punën dhe për tR...
Milani sot ishte klubi i radhës, që bëri testet për koronavirusin për gjithë stafin, duke përfshirë lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e klubit.De...