Politike

VIDEO/ 4 ditë nga zgjedhjet, Berisha merr avionin dhe largohet nga Shqipëria (Destinacioni)

Siç shihet nga pamjet Berisha zbret nga një furgon i bardhë dhe hipën në avion. Me ish-kryeministrin nuk shihet asnjë person tjetër, përveçse një burri që i mban valixhet.
Përditësuar:

TIRANË– Kur jemi vetëm 4 ditë nga ‘vatra’ e nxehtë e 30 qershorit ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një udhëtim jashtë Shqipërisë.

Në videon e publikuar nga “Gazeta Shqip”, Berisha shihet teksa hipën në avion. Të njëjtat burime shkruajnë se ish-kryeministri do të fluturojë drejt kryeqytetit austriak, për arsye ende të panjohura.

Siç shihet nga pamjet Berisha zbret nga një furgon i bardhë dhe hipën në avion. Me ish-kryeministrin nuk shihet asnjë person tjetër, përveçse një burri që i mban valixhet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale në çdo qytet të Shqipërisë.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta shprehet se pa dekretin e tij nuk ka zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment