Politike

VIDEO/ 35 furgonë transformohen në ambulanca, marifetet e pandemisë COVID19 në Shqipëri, 1 mln euro për të sajuar mjete në vend të spitaleve

Dosja.al ka siguruar pamjet e 35 furgonave, të cilët qëndrojnë në ambientet e një magazine private në rrethinat e kryeqytetit në pritje për tu “loguar”.

TIRANË- Më të mira edhe se spitalet. Ky është qëndrimi i qeverisë shqiptare për mjetet e shërbimit të urgjencës, që në këto kohë covidi, shërbejnë edhe si spitale për të infektuarit rëndë nga koronavirusi. Por në dallim nga vendet e tjera, të cilët porosin autoambulanca të “vërteta”, të prodhuara si të tilla, në Shqipëri, edhe kësaj here nuk mungon “marifeti”.

Dosja.al ka siguruar pamjet e 35 furgonave, të cilët qëndrojnë në ambientet e një magazine private në rrethinat e kryeqytetit në pritje për tu “loguar”.

Me reklamimin Qendra Kombëtare e Urgjencave, këta furgonë me vlerë gati 1 milionë euro do t’i bashkohen “flotës” së autoambulancave të tjera, për t’ju shërbyer pacientëve të prekur nga COVID19, edhe si spitale, përveç dhënies së ndihmës së parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment