Diaspora

ME VIDEO: 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës! Ujëvara e Nigarasë ‘vishet’ verdhë e blu

Donat Syla shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Kanada, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në nder të kësaj, Ujëvara e Nigarasë është zbukuruar nga ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Featured image of article: ME VIDEO: 13 vjetori i pavarësisë së Kosovës! Ujëvara e Nigarasë ‘vishet’ verdhë e blu Ujvara

KANADA-Kosova ditën e djeshme ka festuar 13-vjetorin e pavarësisë së vendit. Ndërkohë, Donat Syla shef i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Kanada, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në nder të kësaj, Ujëvara e Nigarasë është zbukuruar nga ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Video nga vendi:

Ujevara e Niagares sonte u stolis me ngjyrat e flamurit te Republikes se Kosoves!
Qofte e perjetshme qenesia e kombit tone, sikurse rrjedha e ujit te kesaj mrekullie natyrore qe u zbukurua edhe me shume ne kete dite festive per te gjithe ne!
Gezuar!,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i plotë:

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Costa-Rica, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe. Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte ishin dhe mediat më të njohura botërore si: CNN apo BBC. Ditën e djeshme Kosova ka festuar 13-vjetorin e pavarësisë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment