Showbiz

Victoria e shpreh me dy fjalë dashurinë në ditëlindjen e David Beckham

Victoria i dedikon urimin romantik David Beckham në ditëlindjen e tij.
Featured image of article: Victoria e shpreh me dy fjalë dashurinë në ditëlindjen e David Beckham Victoria dhe David Beckham.

Në ditëlindjen e 44-ët të futbollistit të famshëm, David Beckham e gjithë familja e tij e surprizoi me një festë në shtëpi. Victoria kishte një tjetër mënyrë për t’i uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj.

Dy duar, një unazë rrezëllitëse dhe tatuazhi dedikuar Victoria-s në dorën e David, kjo ishte fotoja me të cilën këngëtarja e uroi bashkëshortin.

Urimi i Victoria-s në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen David Beckham. Ti je gjithçka për ne. Të duam kaq shumë. Puthje”.-shkruan ajo në postimin e saj.

Në ditëlindjen e Victoria-s më 18 prill.

Super ylli i futbollit, Beckham dhe ikona e modës, Victoria janë një ndër çiftet më jetëgjatë të showbizit, të martuar prej 1999 ata janë prindër të katër fëmijëve: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

L.K/Dosja.al

Shto Koment