LIVE UPDATES
Bota

Vëzhguesit e BE: Kosova shembull për rajonin në organizimin e zgjedhjeve

19 Tetor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Vëzhguesit e BE: Kosova shembull për rajonin në organizimin e

Misioni i Bashkimit Evropian që vëzhgoi zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, vlerësoi se zgjedhjet lokale ishin të organizuara mirë dhe pa probleme të mëdha, por duke përjashtuar këtu komunat me shumicë serbe. Sipas vëzhguesve evropianë, në këto komuna konkurrenca politike ka qenë e kufizuar. Kreu i Misionit, Lukas Mandl, tha në një konferencë për media, se pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtetë, por, jo në komunat me shumicë serbe.

“E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën-përfaqësuara në gara për kryetare të komunave, dhe financimi i fushatës nuk ishte transparent”, tha Mandl.

Pak gra kandidate për kryetare komunash

Misioni i BE në ditën e zgjedhjeve vizitoi 400 vendvotime në nivel vendi. Lukas Mandl përmend edhe problemet e konstatuara gjatë votimeve. “Votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë përkundër disa shqetësimeve të vërejtura në një numër të rasteve, siç ishte votimi me asistencë dhe votimi me dokumente të identifikimit me afat të skaduar”, tha Mandl. Edhe prezenca më e dobët e grave si kandidate kritikohet nga BE. “Kuota gjinore prej 30 për qind është respektuar, por subjektet politike kanë nominuar vetëm disa gra kandidate për kryetare të komunave”, theksoi Mandl.

Presion nga Lista Srpska

Vlerësime pozitive për zgjedhjet lokale erdhën edhe nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, që kryesonte eurodeputetët vëzhgues. Ajo përgëzoi qytetarët e Kosovës nga të gjitha etnitë për ushtrimin e qetë dhe paqësor të së drejtës së tyre për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë. “Këto zgjedhje komunale dëshmuan se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për tërë rajonin”, tha eurodeputetja Viola von Cramon.

Megjithatë von Cramon theksoi, se në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe pati “presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj”. “Për fat të keq janë evidentuar disa mangësi sistematike, të cilat nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe”, tha Viola Von Cramon.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit që u zhvilluan në Kosovë, kishte një pjesëmarrje në votime prej rreth 43% nga gjithsej 1.9 milionë qytetar me të drejtë vote. KQZ-ja tha se mbi 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës. Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 20 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë ndërsa, 18 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor. Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që drejton qeverinë, në zgjedhjet e së dielës nuk arriti të fitojë pa balotazh asnjë komunë, por në 12 komuna ajo garon në raundin e dytë që mbahet me 14 nëntor. Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u mbajtën me 14 shkurt të këtij viti, Vetëvendosja fitoi mbi 50% të votave.

Marre nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kosove vezhguesit e be zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 kosove vezhguesit e be zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni