Aktualitet

Vëzhgimi në Tiranë, kompania Ardeco vazhdon ndërtimet pa sigurinë në punë (VD)

Inspektoriati i Punës kërkon respektimin e plotë të parashikimeve për kompanitë ndërtuese. "Ligji përcakton qartë që duhet vendosur skeleri në të katër anët. Në vendin që punohet duhet skeleri sipas përcaktimeve ligjore."
Featured image of article: Vëzhgimi në Tiranë, kompania Ardeco vazhdon ndërtimet pa sigurinë në punë (VD) Siguria në punë

TIRANË– Dy punonjës ndërtimi vdiqën kur një skelë ku ata po punonin u shkëput duke rënë në tokë. Ngjarja e rëndë e datës 16 gusht 2019 u shoqërua me një aksion kontrollesh prej Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Vetëm në Tiranë u bllokuan  të paktën 18 subjekte në dy muaj.

“Në kantier janë evidentuar mosinstalimi i skelerisë që duhet në objektet e ndërtimeve në lartësi mbi 2 metër, mospajisja me parmakë anësorë për daljet në hapësirë, mosmbyllja e kafazëve të ashensorit, mospërdorimi i mjeteve mbrojtësi individuale.”

Inspektoriati i Punës kërkon respektimin e plotë të parashikimeve për kompanitë ndërtuese. “Ligji përcakton qartë që duhet vendosur skeleri në të katër anët. Në vendin që punohet duhet skeleri sipas përcaktimeve ligjore.”

Por megjithë kontrollet në terren, vdekjet e shkaktuara në punë nuk u ndalën. Me 7 shtator u raportua për një person që ndërroi jetë pranë një kantieri ndërtimi në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas dëshmitarëve, punëtori 66-vjeçar i ndërtimit ishte brenda kantierit të firmës Ardeco kur u rrëzua nga një lartësi duke ndërruar jetë. Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet zyrtare që çuan në vdekjen e 66-vjeçarit.

Por edhe në këtë rast Inspektoriati i Punës mori vendimin për të pezulluar punimet në kantierin e ndërtimit në pronësi të vëllezërve Arben dhe Adrian Myderizi. Por në terren situata është komplet ndryshe. Edhe pse në masën pezullim aktiviteti, puna në kantierin Myderizi vijon sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Përveç se po shkelet vendimi i Inspektoriatit të Punës, duke vijuar punimet, situata është dhe më problematike pasi objekti në ndërtim e sipër nuk ka masat më minimale të sigurisë.

RTV Ora do të vijojë investigimin në ditët në vijim jo vetëm për subjektin Ardeco, por për çdo subjekt ndërtues të cilët duke mos zbatuar asnjë masë sigurie të përcaktuar në ligj janë burim vdekje për punonjësit e vet si dhe për kalimtarët e rastit. Kjo për të mos lejuar ngjarje të tjera tragjike.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment