Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë
Harta Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me ...
Harta Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me ...
Ndertim Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për strehimin social duke bërë një sërë korrigjimesh dhe ndër ...
Durrës, sekuestrohet një sasi kokaine në një anije që sillte qymyr. Një sasi kokaine është kapur në anijen U...
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillHëna, Dielli, Jupiteri dhe Venusi janë në favorin tuaj këtë të martë 17! N&e...
TIRANË– Audio-përgjimi skandaloz që nxorri në pah një tjetër anë të kryebashkiakut Erion Veliaj ka bërë që vetë ky i fundit të ‘ndezë motorët’ e për të sulmuar portalet. Edhe pse në çdo intervistë televizive, vetë Veliaj është shprehur se ajo audio përmbante një bisedë që e bënte çdo djalë në dhomën e ndërrimit, duket se vijimi i qarkullimit të fjalëve +18 që dilnin nga goja e tij, vijon ta shqetësojë. E duket se pavarësisht tentativave për të normalizuar një fjalor rruge të iniciuar nga vetë zyrtari i lartë i Tiranës, është futur në veprim plani ‘B’: Eliminimi!
Kjo audio që zbulonte dhe faktin që Struktura e Posaçme Antikorrupsion kontrollohej nga vetë Partia Socialiste, duhet të zhdukej!
Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Web-i që zakonisht merr lajmet brenda pak sekondash, kohë për të cilën bëhet edhe lufta për ‘lajmin e fundit’, nisi të kishte probleme. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike.
Prejardhja: Kryesisht nga Gjermania e Serbia.
Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Për Lapsi.al denoncoi vetë botuesi i kësaj medieje në profilin e tij në Facebook, Andi Bushati. Analisti shënjestronte kryebashkiakun Veliaj për sulmet që po merrte faqja e tij. Gazetari Çim Peka, drejtor i Syri.net e Syri TV e tha ‘live’ gjatë emisionit të tij se skuadra që po kryente këto sulme ishte e mirëorganizuar dhe madje po paguante mijëra euro. Peka nuk e përmendi emrin e Veliajt, por shkaku mbetej po i njëjtë, audiopërgjimi.
Eksperti i IT-së, Gent Progni në një koment në Facebook, konstatonte se bazuar në informacionet që ai kishte janë paguar jo pak, por mbi 50 mijë euro për këto sulme kibernetike. Të gjitha këto para që ndryshe nga prioritetet që Veliaj thotë se ka, shkojnë për të sulmuar e për t’i kyçur gojën pushtetit të katërt, medias.
Kjo në fakt nuk është e parë që mediat sulmohen. Konkretisht Jeta Osh Qef, Dosja.al, Syri.net e Lapsi.al kanë qenë në fokus të sulmeve kibernetike. Madje JOQ i është mbyllur disa herë edhe faqja zyrtare në Facebook. A ka nisur ndonjë hetim SPAK për këto sulme? Apo nuk ka marrë urdhër nga ‘lart’ për t’i nxirë jetën dikujt, ashtu siç kryebashkiaku kërcënonte se do të bënte kundrejt zyrtarëve të FSHF?
Këtë herë nuk bëhet fjalë për përgjime ambientale, në një mjedis jopublik të cilat sipas kryeministrit Edi Rama nuk duhet të merren për bazë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, provat janë publike, portalet janë sulmuar e institucionet duhet të veprojnë!
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI - Paulo Dybala u prek shumë, kur i gjithë “Allianz Stadium” i Juventusit i bëri një nderim të sinqertë...
ANGLI - Finalja e Kupës FA ishte një tronditje për Jürgen Klopp dhe për të gjithë tifozët e Liverpoolit kur pan&eum...
ANGLI - Paul Pogba nuk është i vetmi lojtar i Manchester United që do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në...
HOLANDE - Shaqueel van Persie, sulmuesi 15-vjeçar dhe djali i Robin van Persie, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale...
ANGLI - “Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk e meritonim as të ishim në fushë!” Granit Xhaka, mesfusho...
ITALI - Giorgio Chiellini shpjegoi të hënën se dështimi i Italisë për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2022 e kisht...
Konferenca e kryetarëve TIRANË- Nesër, në orën 10:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të disk...
Momenti i nderimit TIRANË- Universiteti i Tiranës ka nderuar ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me titullin e lartë “...