Aktualitet

Vettingu në Polici/ Gjeneral Major Bëndo zgjidhet në krye të Komisionit të Vlerësimit

Gjeneral Major Viktor Bërdo është zgjedhur kryetari i Komisionit të Jashtëm që do të bëjë Vettingun në Polici. Procesi do të nisë me kryepolicin Ardi Veliu, 12 drejtorët e qarqeve dhe më pas 300 policët e parë. 
Featured image of article: Vettingu në Polici/ Gjeneral Major Bëndo zgjidhet në krye të Komisionit të Vlerësimit Gjeneral Major Viktor Bërdo

TIRANË– Ditën e sotme Viktor Bërdo është zgjedhur kryetari i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, i cili do të bëjë Vettingun në Policinë e Shtetit.

Gjeneral Major Bërdo do të drejtojë Komisionin që do të kalojë në filtër efektivët e policisë. Procesi do të nisë me kryepolicin Ardi Veliu, 12 drejtorët e qarqeve dhe më pas 300 policët e parë. Pas fazës së parë, procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel. Për të parë listën e plotë të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit (Shiko këtu)

Po kush është Gjeneral Major Bërdo?

Bërdo ka përfunduar shkollën e Bashkuar të Oficerëve në vitin 1980 dhe më pas ka shërbyer për 18 vite si ushtarak në Shkodër. General Majori ka shërbyer mbi 35 vjet me uniformë ushtarake, duke mbajtur rolin e komandantit të Brigadës Komando, Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe të Komandës së Forcës Tokësore. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment