Aktualitet

Vettingu në Polici, sot në orën 12:00 nis seanca në KJV për kreun e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Arben Saliu

Seanca për Arben Saliun pritet të nisë sot në orën 12:00.
Featured image of article: Vettingu në Polici, sot në orën 12:00 nis seanca në KJV për kreun e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Arben Saliu Arben Saliu

Tiranë- Ditën e sotme do të dalë para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Arben Saliu, drejtori i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Seanca pritet të nisë në orën 12:00. Ndërkohë, të premten do të dalë para KJV-së, Bledar Çeliku, drejtor i Drejtorisë kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale .

Njoftimi: 

Përshëndetje,Ditën e enjte në ora 12:00, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Arben Saliu, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ditën e premte në ora 09:30, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Bledar Çeliku, me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ftojmë mediat që do të ndjekin seancën të respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19, në ambiente të mbyllura!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon procesi i Vettingut në Polici. Më 26 maj u konfirmua në detyrë,  komandanti i Gardës, Gramoz Sako. Më herët është konfirmuar në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë pak muaj më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve. Sakaq, më 4 mars kaloi me sukses Vettingun Arben Dashi, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment