Politike

Vettingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

Mersini nuk rezultoi i pastër një nga kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë.
Featured image of article: Vettingu, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini Prokuroria e Posaçme

TIRANE– Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini.

Alket Mersini u përball të hënën me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u pyet për burimet financiare për dy apartamente dhe një vlerë 40 mijë euro që një kompani ndërtuese kishte depozituar në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij. Mersini nuk rezultoi i pastër një nga kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurori ka pasur në dorë dy çështje të rëndësishme, atë të dosjeve të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe i falsifikimeve të biletave të autobusëve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment