Aktualitet

Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra Prokurori Bujar Hoti

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Hoti më 10 shtator.
Featured image of article: Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra Prokurori Bujar Hoti Bujar Hoti

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Apelit Durrës, Bujar Hotin.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Hoti më 10 shtator.

Më herët Prokurori Bujar Hoti kishte ankimuar në KPA vendimin e KPK për shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i dhënë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

Lënien në fuqi të vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.09.2019.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra Prokurori Bujar Hoti

  1. Eshte ish prolurori i ndjere i nderuari Xhevat Hana ai ne foto

Shto Koment