LIVE UPDATES
Politike

VD-Vettingu i politikanëve, Rushaj: Procesi të jetë publik, jo me dyer të mbyllura

21 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
VD-Vettingu i politikanëve, Rushaj: Procesi të jetë publik, jo me

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka deklaruar se Vettingun i politikanëve duhet të zhvilllohet me të njëjtin standart që është bërë edhe procesi për magjistratët, prokurorët dhe gjyqtarët. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Rushaj tha se madje të gjitha seancat duhet të jenë publike dhe jo me dyer të mbyllura. Sipas Rushajt në propozimet e opozitës për reformën zgjedhore është përfshirë edhe vota preferenciale.

Prononcimi i plotë:

Pyetje: PS ka depozituar një ndryshim kushtetues lidhur me vetingun e magjistratëve, ju një ndryshim kushtetues që lidhet me sistemin zgjedhor dhe vetingun e politikanëve. A do të diskutohen njëherësh këto çështje? A e kushtëzoni ju votën tuaj me vetingun e politikanëve?

Alfred Rushaj: Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë më ndryshimin e ligjit themeltar të Kushtetutës. Procedura e do që të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me një ligj, përmblidhen dhe në këtë rast të Kushtetutës, pra diskutohen në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve. Kështu që, besoj se në mbledhjen e ardhshme të kësaj mbledhje të përbashkët do të diskutohen këto gjëra.

Pyetje: Pra, do të jetë një votë e kushtëzuar, vota juaj për vetingun e magjistratëve me vetingun e politikanëve dhe kërkesat tuaja?

Alfred Rushaj:  Axhenda jonë është e pavarur nga ajo e Partisë Socialiste. Ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve, natyrisht dhe të opozitës shqiptare. Prioritet tona të shprehura disa herë kanë të bëjnë me votën e lirë dhe reformën zgjedhore. Kanë të bëjnë me reformën territoriale, me ofrimin sa më afër të shërbimeve ndaj qytetarëve që sot duhet të lëvizin në disa raste me qindra kilometra për t’i marrë. Dhe kanë të bëjnë dhe natyrisht me korrupsionin dhe pastërtinë e figurës apo integritetit të figurës së politikanëve shqiptarë. Është axhenda jonë dhe duhet çuar përpara.

Pyetje: Duke marrë nen për nen propozimet, ju jeni për lista të hapura apo për lista të mbyllura?

Alfred Rushaj:  Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Natyrisht që të gjitha gjërat teknike siç do të duhet të detajohen, përfshi këtu edhe ndryshimet që janë apo do të jenë të kushtëzuara nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt i diskutimit apo i përfshirjes në Kodin Zgjedhor. Ne gjithashtu kemi propozuar krijimin e komisionit bipartizan apo me përfshirjen e të gjitha palëve, që përfaqëson në Kuvend për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore dhe për të dalë përfundimisht në një produkt që do të përfshihet në Kodin Zgjedhor.

Pyetje: Në parim jeni pro apo kundër?

Alfred Rushaj: Në parim ne jemi për të respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por siç e thash kjo është diçka që do të duhet të dalë nga diskutimet që do të bëjnë grupi i punës, pra Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Pyetje: Lidhur me vetingun e politikanëve. Ju thoni në draft -propozimet tuaja që një person i cili është shpallur i pafajshëm nga gjykata ose është pushuar çështja për mungesë provash është një person që lidhet me krimin e organizuar. A nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?

Alfred Rushaj: Në propozimin tonë ne kemi përfshirë standardin i cili është diskutuar, miratuar, aplikuar dhe gjetur në përputhje me të gjitha konventat për rastin e magjistratëve. Nuk është e arsyeshme që gjyqtarët dhe prokurorët të gjykohet integriteti i figurës së tyre mbi bazën e një standardi, ndërsa ne politikanët të përdorin ndaj vetes të përdorim një standard tjetër. Ajo çfarë ju keni lexuar tek drafti ëshët diçka që tashmë ka kaluar në të gjitha filtrat e gjyqësorit, përfshirë edhe diskutimet apo opinionet që ka dhënë Komisioni i Venecias.

Pyetje: Po flas për parimet e të drejtës. Si mundet një njeri i shpallur i pafajshëm nga gjykata, sipas PD-së i lidhur me krimin?

Alfred Rushaj:  Më duket se iu shpjegova qartë. Çdo fjalë e përfshirë në draftin tonë është fjalë e marrë nga standardi që është vendosur tek magjistratët. Në qoftë se ju do ta kishit këtë shqetësim, këtë gjë duhet ta kishit bërë pak më përpara tek magjistratët. Por pavarësisht kësaj është marrë në atë formë që është rakorduar dhe kaluar në të gjitha filtrat e ligjshmërisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese dhe opinionit e Komisionit të Venecias.

Pyetje: Sa i takon vetingut të politikanëve. Nga njëra anë kryetari Basha e kritikon ashpër SPAK-un duke e cilësuar “si shpenzues të madh të parasë publike”. Dhe nga ana tjetër në propozimin e PD-së i lihet SPAK-ut dorë për të bërë vetingun e politikanëve. Si e vlerësoni këtë dualizëm?

Alfred Rushaj: Unë nuk shoh dualizëm. Basha është shprheur qartë edhe dje. Së pari, cili është qëndrimi i PD për këtë punë? Ne padyshim që kemi rezerva me punën e SPAK-ut dhe nuk është që është kemi lëvizur nga ai qëndrim. Ne po investojmë tek kjo gjë, për dy arsye.
Së pari, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk kemi asnjë merak pavarësisht se kush e bën vetingun e politikanëve. Së dyti, duke qenë një proces publik dhe jo pas dyerve të mbyllura, prokurorët e SPAK-ut që do të merren me këtë punë, do të duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike. Standardi, do të jetë standard publik. Nuk mundet që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj të gjykohet në bazë të një standardi, ndërsa ai i grupit të PS-së, Taulant Balla, të gjykohet në bazë të një standardi tjetër.  Në qoftë se kjo bëhet publikisht, pastaj kjo do të jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do t’i japin SPAK-ut.

Pyetje: Për të mbetur tek pyetja e kolegut. Ju kërkoni që SPAK-u të bëjë vetingun e politikanëve. Ndërkohë që SPAK sot ka folur për mbingarkesë të punës. A po e kolapsin propozimi i PD-së punën e SPAK për ta bllokuar atë?

Alfred Rushaj:  Kjo është pyetje shumë e drejtë që është marrë në konsideratë nga ne kur është bërë propozimi. Në Kushtetutë ka vetëm një minimum të numrit të prokurorëve të SPAK që duhet të ketë kjo strukturë, 10 në mos gaboj, që sot janë diku tek 15 prokurorë të SPAK. Ajo çfarë ne propozojmë dhe dhet bërë, është që t’i japim SPAK-ut të gjithë burimet e nevojshme, si njerëzore të infrastrukturës dhe pa dyshim edhe financiare, që të mos e mbingarkojmë, përkundrazi ta lehtësojmë.

Propozimi ynë është të shtohen këto, por kjo është teknike dhe nuk ka asnjë ndalim në Kushtetutë, sepse siç thash, Kushtetuta parashikon numrin minimal të prokurorëve të SPAK.

Pyetje: Sa i takon Reformës Zgjedhore, a është konfuze Partia Demokratike në propozimin e saj? Ju keni kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për atë që e cilësoni si masakër zgjedhore, nga ana tjetër ju po kërkoni që të bëni një Reformë të re me autorët e masakrës zgjedhore.

Alfred Rushaj: Nuk ka asnjë konfuzion, përkundrazi, gjetjet do të dalin nga ky Komision Hetimor do të duhet të reflektojë tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor që do të duhet të bëjnë palët. Që të ndryshosh Kodin Zgjedhor duhen aq vota, që të ndryshohet Kushtetuta duhen aq vota. Ne kemi mandatet që kemi në Parlament. Patjetër nëse do të ndryshohet Kodi Zgjedhor do të duhej ta votojë…

Pyetje: E kuptoj por, mos duhet më parë të hetoni atë që cilësoni si masakër zgjedhore dhe më pas të bëni një reformë të re zgjedhore?

Alfred Rushaj: Kam përshtypjen se ku konfuzoni propozimin tonë me përfundimin e këtij procesi. Propozimi ynë kushtetues ka të bëjë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme zgjedhore që u kryen në korrik të vitit 2020. Ngritjen e një Komisioni parlamentar për zgjedhjet i cili do të fillojë të diskutojë çështjet teknike për zgjedhjet por edhe problematikat dhe çështjet politike që do të dalin nga hetimi që do të bëjë për zgjedhjet Komisioni Hetimor. Gjërat janë në kohë. Nqse ka vullnet politik besoj që është kohë e mjaftueshme për t’i diskutuar, për të arritur në konkluzion dhe për t’i miratuar.

Pyetje: PD ka kërkuar ndryshime edhe përsa i përket Reformës Territoriale, por a ka në fakt opozita një propozim konkret se sa është numri i bashkive që kërkon, i komunave apo emërtesës Bashki Rurale?

Alfred Rushaj: Unë nuk do të doja që e gjithë vëmendja të kufizohej tek nëse duhet të ketë 60 komuna, 30 komuna apo 10 komuna. Ajo që është e rëndësishme është të diskutohet se nga jemi nisur ne për bërë këtë propozim. Tani që kanë kaluar 5 vjet së paku nga implentimi i Reformës Territoriale që e bëri në mënyrë të njëanshme mazhoranca e asaj kohe, kemi mjaftueshëm informacion, për të parë nëse qëllimi dhe objektivat që ka pasur Reforma në atë kohë, janë realizuar. Qëllimi në atë kohë ka qenë i shpallur formalisht, ishte që të reduktoheshin shpenzimet e tepërta. Këto jo vetëm që nuk janë minimizuar, por përkundrazi, janë shtuar. Kjo nuk është diçka që e themi ne, ka mjaft organizata ndërkombëtare të paanshme, përfshirë këtu Kongresin e autoriteteve lokale të Këshillit të Evropës, që është një trupë që meret me këtë çështje dhe e ka konfirmuar këtë. Dhe çështë më e rëndësishmja, parimi i shërbimeve sa më afër qytetarëve jo vetëm që nuk është përmirësuar, përkundrazi, është përkeqësuar.

Sot qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në zona rurale, në disa raste duhet të bëjnë qindra km për të marrë një çertifikatë apo një shërbim. Kjo, pikë së pari do të duhet të ndryshojë.

Tjetra që është gjithashtu themelore përsa i përket pushtetit vendor, është decentralizimi.

Sot qeveria i ka marrë burimet për të financuar kompetencat pushtetit vendor dhe i ka shtuar detyrat dhe kompetencat. Duke e çuar totalisht në pamundësi për të realizuar shërbimet e veta. Ndarja territoriale në disa raste është bërë jo duke pasur parasysh, Kushstetutën, por mbi bazën e interesit të ngushtë politik. Këto janë arsyet nga jemi nisur ne për t’u ulur, për të bërë një Reformë tëre territoriale, pjesë e së cilës është ndarja territoriale. Është pak më komplekse se sa bashki kemi.

Pyetje: PS është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në lidhje me propozimet e PD-së. Ju vetë si kreu i grupit parlamentar të PD, a keni patur një komunikim me mazhorancën në lidhje me këto propozime?

Alfred Rushaj: Ju thoni bashkëpunim, unë do të thoja që nuk do të jetë bashkëpunim. Do të jetë diskutim siç e kërkon procedura dhe rregullorja e Kuvendit. Deri tani nuk jemi ulur. Por në mbledhjen e parë, siç e kërkon Rregullorja, do të thirret nga Kryetarja e Kuvendit dhe aty do të ulen anëtarët e Komisionit të Ligjeve të PD- së dhe PS-së, anëtarët e Këshillit të Legjislacionit të PD-së dhe ata të partisë tjetër dhe do të bëhet diskutimi përpara kamerave, që të gjithë shqiptarët të shohin kush janë argumentat tona dhe të palës tjetër.

Një ditë më parë, Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend tre amendamente për ndryshimet Kushtetuese, reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe procesin e Vettingut të politikanëve. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj vettingu i politikaneve alfred rushaj vettingu i politikaneve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni