Politike

Vettingu i policëve, Lleshaj i përgjigjet Metës: Agrumentet tuaja përtej absurdit

Lleshaj u tregua i ashpër me Presidencën duke thënë se përgjigja e tyre është përtej absurdit dhe paranojake kundër një institucioni kushtetues si ministria e Jashtme.
Featured image of article: Vettingu i policëve, Lleshaj i përgjigjet Metës: Agrumentet tuaja përtej absurdit Sandër Lleshaj, tek Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Pas kthimit në Kuvend të ligjit për Vettingun në Polici, Ministri Sandër Lleshaj i është përgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Metës. Nga Komisioni i Ligjeve ky raportoi para deputetëve për ndryshimet në ligj, ku dhe bëri shpejgimin e tij Lleshaj tha se Presidenca ësthë paragjykuese në argumentet e saj.

Lleshaj u tregua i ashpër me Presidencën duke thënë se përgjigja e tyre është përtej absurdit dhe paranojake kundër një institucioni kushtetues si ministria e Jashtme.

PJESË NGA DEKLARATA

Nuk është prekur pavarësia e ligjit. Në të dy rastet komisoni është i jashtëm. Nëse ne pretendojmë se është prekur pavarëisa e procesit, që këta personat e fazës së dytë dhe të tretë janë në varësi të ministrit, por kjo ishte dhe në ligjin e parë.

Standardi nuk është prekur, në mënyrë kategorike. Vettingu është një proces që nuk mbaron kurrë. Ja e kaluan sot vettingun, por ditën e nesërme ai polic vijon sërish të jetë në punë dhe në monitorim. Por dhe ata që do jenë të rinj në Polici do t’i nënshtrohen Vettingut. Thuhet se janë kundër SHÇBA-s, por kjo është përtej absurdit, megjithë respektin që kam për punonjësit presidencës, pasi kjo është një paragjykim.

Nuk mund të paragjykohet as nga Presidenti dhe as nga askush një strukturë kushtetuese si minsitria e brendshme. Është e papranueshme, është një paranojë të paragjykosh ministrinë e Brendshme.

Nisma e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt për Vetting-un në Policinë e Shtetit nisi më 9 prill të vitit 2018. Procesi i vetëdeklarimit u mbyll më 8 Maj 2018. Vettingu në Policinë e Shtetit do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar. Të gjithë efektivët të cilët nuk justifikojnë pasurinë do të përjashtohen nga Policia dhe më pas çështja do t’ju kalojë institucioneve ligjzbatuese.  Debate mbi ligjin ka pasur edhe në Kuvend.  Xhafaj tha se procesi i Vettingut nuk mund të kryhej nga punonjësit e SHÇBA, propozim ky i bërë nga Lleshaj sepse nuk garanton pavarësinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment