Aktualitet

Nis vetting-u në radhët e policisë, Sulejmani: Janë dorëzuar dosjet, së shpejti edhe në nivelet e larta administrative

Drejtori i vettingu-ut pranë SHÇBA, Florian Sulejmani ka deklaruar se ka nisur procesi i vetting-ut në polici, ku janë dorëzuar dosjet për shqyrtim, fillimisht për drejtuesit e policisë dhe për të vijuar më pas me Gardën e SHÇBA-në.
Featured image of article: Nis vetting-u në radhët e policisë, Sulejmani: Janë dorëzuar dosjet, së shpejti edhe në nivelet e larta administrative Florian Sulejmani

VLORË- Ka nisur vettingu për drejtuesit e policisë, ku janë dorëzuar dosjet, nëpërmjet shqyrtimit dhe procedurave që ka komisioni i jashtëm i vettingut që do të nisë së shpejti edhe në nivelet e larta të policisë, me Gardën dhe SHÇBA-në në administratë.

Kështu ka deklaruar sot nga Vlora, drejtori i vettingut pranë SHÇBA, Florian Sulejmani.  SHÇBA ka nisur takimet në terren për informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi strukturën e SHÇBA për ankesat.

Kjo për të pasur një bashkpunim më të mirë për qytetarët, si dhe denoncimin e çdo rasti abuziv nga ana e strukturave policore. SHÇBA ka zhvilluar takim ditën e sotme edhe me gjimnazistë të Vlorës.

Për nivelet e larta siç parashikon ligji ka filluar procesi. Është bërë dorëzimi i dosjeve. Nëpërmjet shortimit dhe procedurave të tjera, që ka Komisioni i jashtëm i Vettingut do fillojë me nivelet e larta, Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇB në Administratë”, ka thënë Sulejmani pas takimit me nxënësit.

Këto takime bëhen për të patur një bashkëpunim më të mirë me qytetarët dhe për ta bërë më të njohur SHÇBA me të rinjtë dhe komunitetin.  Këto takime do të vazhdojë edhe në të gjitha qarqet e vendit. Po promovojmë mënyrat se si qytetarët mund të na kontaktojnë. Duhet të kuptjnë se ka një struktur që mbikqyrë punonjësit e policisë për çdo shkelje që bëjnë këta policisë. U munduam të krijojmë një kontak me nxënësit e gjimnazeve”, shtoi ndër të tjera Sulejmani.

Ndërkohë një javë më parë, Kuvendi  i Shqipërisë rrëzoi me 79 vota kundër, dekretin e Presidentit Meta, për procesin e vetingut në polici, ku në votim morën pjesë 108 deputetë.

Më heret, presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend projektligjin për vettingun në polici. Sipas Metës, ndryshimet e bëra në ligj krijojnë bindjen se qeveria kërkon ta kontrollojë këtë proces.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment