Jete & StilPsikologjiVirale

Vetmia ka të njëjtin efekt në trup si pirja e 15 cigareve në ditë, a mund të vdesësh nga vetmia?

Është e vështirë të mendosh se vetmia mund të të çojë deri në humbjen e jetës, por raporti i fundit i shoqatës së psikologëve amerikanë tregon pikërisht këtë.
Featured image of article: Vetmia ka të njëjtin efekt në trup si pirja e 15 cigareve në ditë, a mund të vdesësh nga vetmia?
Përditësuar:

Tiranë – Pothuajse të gjithë ndihemi të vetmuar në një pikë në jetën tonë. Disa ndihen të vetmuar kur janë larg miqve dhe familjes, e disa të tjerë ndihen të vetmuar edhe kur ndodhen në mes të njerëzve të tyre të dashur.

Vetmia është një eksperiencë e pandashme e jetës njerëzore. Edhe pse është shumë në rregull për ne, të ndihemi të vetmuar hera herës, ekspertët tregojnë se vetmia mund të ketë pasoja fatale.

Është e vështirë të mendosh se vetmia mund të të çojë deri në humbjen e jetës, por raporti i fundit i shoqatës së psikologëve amerikan tregon pikërisht këtë.

Ja se si shpjegohet vdekja nga vetmia hap pas hapi!

Si fillim të ndjerit i vetmuar shkakton stres në sistemin tonë imuntar, gjë e cila e nxit trupin tonë të prodhojë një proteinë të quajtur fibrinogjen. Një sasi e madhe fibrinogjeni shkakton mbylljen e arterieve dhe nxit tensionin e lartë të gjakut, duke e bërë kështu individin më të prekshëm ndaj atakut të zemrës.

Në fakt studimet tregojnë se vetmia ka të njëjtin efekt në trup si pirja e 15 cigareve në ditë, duke e bërë kështu vetminë edhe më të rrezikshme se obeziteti.

Nga statistikat e kryera del se njerëzit që janë në të 20-tat e tyre janë më të prekur nga ky fenomen dhe ndihen më të vetmuar.

Rreth 30 përqind e njerzëve të pyetur u shprehën se nuk kanë asnjë shok të ngusht, 30 përqind thanë se kishin gjithsej 2-3 shokë, dhe 25 përqind nuk kishin asnjë njeri të afërt pranë tyre.

Por, përse ndihemi ne kaq të vetmuar?

Një studim i fundit tregon se kryesorja që duhet të fajësojmë për këtë, është interneti dhe rrjetet sociale. Instagram, Facebook e me rradhë, të cilat i bëjnë njerëzit të vetë izolohen, dhe të mos komunikojnë më në mënyrë direkte me njëri-tjetrin.

Shoqata e psikologjisë klinike, tregon se nëse ulet koha e shpenzuar nëpër rrjetet sociale, atëherë ulet edhe numri i personave të prekur me depresion dhe çrregullime të ankthit, dhe rrjedhimisht dhe numri i personave që ndihen të vetmuar.

Burimi:Blinkist  

E.C/Dosja.al

Shto Koment