Aktualitet

Vetingu në polici shtyhet në shtator/ Gradat e larta në ‘ankth’, i pari në ‘sitë’ Ardi Veliu

I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.
Featured image of article: Vetingu në polici shtyhet në shtator/ Gradat e larta në ‘ankth’, i pari në ‘sitë’ Ardi Veliu Foto ilustruese

Edhe pse ishte paralajmëruar se seanca e parë e Vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, burime për Report Tv bënë me dije se gjithcka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.

Burime sqaruan se shkak ka qenë volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende s’kanë ardhur nga jashtë vendit.

I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlersimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të policisë së shtetit.

Marrë nga Shqiptarja.com

(k.m./dosja.al)

Shto Koment