Aktualitet

Vetëvrasjet tek “Shefqet Ndroqi”, psikologia: Nxjerrja e autoblindave në rrugë, presioni dhe stresi i çon drejt vendimit ekstrem

VIDEO
Sipas psikologes Muça, pacientët me Covid-19 janë lehtësisht të ekspozuar nga stresi dhe depresioni për shkak të vetë sëmundjes së panjohur dhe frikës që këta pacientë ndjejnë.
Featured image of article: Vetëvrasjet tek “Shefqet Ndroqi”, psikologia: Nxjerrja e autoblindave në rrugë, presioni dhe stresi i çon drejt vendimit ekstrem Psokolgia Arjana Muça dhe spitali

TIRANË– Nisur nga vetëvrasjet në spitalin Shefqet Ndroqi të dy pacientëve të infektuar nga Covid-19, dhe për të shpjeguar se çfarë ndodh me këta pacientë, ishte e ftuar për një bisedë në emisionin ABC-ja e mëngjesit, psikologia Arjana Muça.

Sipas psikologes Muça, pacientët me Covid-19 janë lehtësisht të ekspozuar nga stresi dhe depresioni për shkak të vetë sëmundjes së panjohur dhe frikës që këta pacientë ndjejnë. Ajo sqaroi se periudha e izolimit dhe masat e marra nga autoritetet kane ndikuar negativisht në sistemin nervor në përgjithësi tek e gjithë popullata. Sipas saj institucionet duhet të kishin bërë më shumë në lidhje me informacionin që duhej dhënë në lidhje me sëmundjen.

“Një nga faktorët në atë që mendohet se kryen vetëflijim është stresi. Stresi e çon individin në sjellje të paimagjinueshme në shumë situata. Mënyra se si përballesh me sëmundjen, dhe pasiguria për jetën bën që reagimi është detyrimisht i ndryshëm, tek individë të ndryshëm. Individë të ndryshëm e përjetojnë në mënyra të ndryshme stresin. Duke ditur rrezikshmërinë që Covid-19 ka, institucionet shëndetësore do të duhej të kishin bërë një punë të madhe në lidhje me informimin  publikut, pra nëse nuk është psikiatri apo psikologu në këto pavione, puna e tyre duhej të ishte informimi i publikut.  

Çdo të thotë kjo? Të informosh mbi çfarë paraqet sëmundja në vetvete, duke filluar nga medikamentet që përdoren, çfarë efekti kanë ato, dëmet apo efektet anësore që mund të japin, sepse tek individë të ndryshëm japin efekte të ndryshme. Fakti që dikush sëmuret me një sëmundje të panjohur është ngarkesë emocionale, dhe një pozitë të vështirë për mënyrën se si do të duhet të përballohet. Nuk janë vetëm mjekët, dhe nuk duhet të vendosim gishtin vetëm tek ata, sepse janë shumë elementë që bashkohen dhe japin efektet e tyre tek një individ”, sqaroi Muça.

E pyetur nga gazetari Enkel Demi se kur ndodhi tërmeti ishte një ushtri psikologësh vullnetarë, që shkuan asistuan të gjithë të dëmtuarit, dhe nëse duhet të ndodhte e njëjta gjë edhe në këtë rast, psikologia tha:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në rastin konkret jemi duke përballur me diçka të panjohur, çfarë është kryesore për këtë është informacioni i publikut. Secili prej nesh e merr informacionin në rrjetet sociale, në emisione televizive, nga mjekët që flasin, dhe ne nuk jemi të gjithë në një nivel arsimimi, për të kuptuar këtë lloj informacioni. Shumica prej nesh e merr informacionin përmes thashethemeve dhe frika bëhet më e madhe. Është çështje interpretimi, kur flasim për një stres afatgjatë ne të gjithë mund të prekemi nga depresioni. Një stres afatgjatë mund të jetë psh, nxjerrja e autoblindave në rrugë, presioni dhe trysnia e mbajtjes në izolim e popullsisë, e gjitha çfarë ndodhi gjatë lock dawn, të gjitha këto janë gjëra që e shoqërojnë me frikë individin. Ndoshta institucionet duhet të kishin bërë thirrje që të vendosnin një psikiatër apo psikolog në këto pavijone dhe jo thjesht një numër telefoni.  Një numër telefoni është i pamjaftueshëm, një i sëmurë i cili është në faza të ndryshme të sëmundjes nuk e ka mundësinë që të flasi gjithë kohën në telefon, prandaj theksoj se informacioni është i domosdoshëm”.

Por çfarë ndodh me medikamentet që pacientet me Covid marrin?

Enkel Demi: Në lidhje me preparatet që përdoren tek pacientët me Covid, si psh hidroksilklorokina sipas një epidemiologu shkakton një tendencë të vetëvrasjes. Epidemiologu ka thënë se në Amerikë pacientët që marrin këtë preparat trajtohen dhe një person nga stafi që kujdeset për ta, raporton për çdo ndryshim psikologjik që mund të ketë pacienti. Ai thotë se nëse përdoret ky preparat i cili aplikohet edhe në Shqipëri duhet një person që të raportojë dhe të kujdeset për të sëmurin bashkë me psikologun. Si mendoni?

Arjana Muça: A kemi ne kaq burime njerëzore sa për të bërë gjithë këtë procedurë? Dhe a janë psikologët tanë të trajnuar për një situatë pandemie? Pjesa më e madhe e tyre kanë lexuar për pandeminë, dinë çfarë ndodh, por në rastin konkret burimet njerëzore që ekzistojnë në institucionet tona të shëndetit nuk janë aq të larta sa në Amerikë. Shtetet e huaja i marrin këto masa që në fillim. Shërbimi jonë shëndetësor megjithëse ka pësuar disa ndryshime të lehta, lë shumë për të dëshiruar. Të jeni të bindur që në spitalet tona janë të afërmit që shërbejnë dhe i mbështesin të sëmurët. Ne nuk kemi staf mjekësor që të kujdeset dhe të trajtojë të sëmurin. Prandaj duhet të kemi burime njerëzore të trajnuara për këtë gjë. Ne kemi shumë pak informacion nga spitalet Covid, se si paraqitet gjendja shëndetësore e të sëmurëve, të gjithë këto ndikojnë në sistemin nervor dhe reklamohen në sjelljen e individit. Një person i demoralizuar dhe jo mirë psikologjikisht, mundet më kollaj nga sëmundja.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment