Editorial

Vetëvrasjet tek Sanatoriumi, Pëllumb Pipero tregon eksperiencën e tij: Më ndodhi dhe mua, pacienti shkroi amanetet, ja pse ndodh

Epidemiologu është shprehur se edhe një pacient i tij ka tentuar vetëvrasjen por për fat është ndaluar në kohë. 
Featured image of article: Vetëvrasjet tek Sanatoriumi, Pëllumb Pipero tregon eksperiencën e tij: Më ndodhi dhe mua, pacienti shkroi amanetet, ja pse ndodh Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka folur lidhur me dy vetëvrasjet e pacientëve me koronavirus tek Sanatoriumi. Në fjalën e tij, Pipero është shprehur se për shkak të mosoksigjenimit të trurit, duke treguar edhe rastin e tij,.

Epidemiologu është shprehur se edhe një pacient i tij ka tentuar vetëvrasjen por për fat është ndaluar në kohë. 

Mund të ndodhë kudo. Mund t’ju them eksperiencën e një pacient timin. Shkoi amanetet dhe e tentoi vetëvrasjen. Truri nuk u oksigjenohet. Mos e përjetoni si dramë. Mos kini panik dhe frikë. Bashkë me mjekun mund ta kaloni lehtë sëmundjen,”– tha Pipero. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy vetëvrasjet, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këto ngjarje, ndërsa Sanatoriumi ka marrë vendimin që të vendosien hekura në të gjithë dritaret e godinës për të shmangur fatkeqësi të ngjashme.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment