Aktualitet

Vetëvrasja e 65-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zëvendësministrja e Shëndetësisë: I është ofruar ndihmë, kanë nisur hetimet se a ka qënë adekuat mjekimi

Rakacolli është shprehur se viktima ka qënë i shtruar për 1 ditë në spital dhe se po merrte trajtimet e duhura dhe kujdesin mjekësor specifik për sëmundjen që kishte.
Featured image of article: Vetëvrasja e 65-vjeçarit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zëvendësministrja e Shëndetësisë: I është ofruar ndihmë, kanë nisur hetimet se a ka qënë adekuat mjekimi Mira Rakacolli

TIRANE– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për vetëvrasjen e 65-vjeçarit që u hodh nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë një interviste të dhënë për një media në vend, Rakacolli është shprehur se viktima ka qënë i shtruar për 1 ditë në spital dhe se po merrte trajtimet e duhura dhe kujdesin mjekësor specifik për sëmundjen që kishte.

Ajo tregon se 65-vjeçarit iu është dhënë ndihma nga simptomatologët dhe konsulta psikiatrike.

Gjithashtu ajo shton se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur e se do të sqarohet në ditët në vijim.

“Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim.  Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë.  Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike”, tha Rakacolli.

Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre.

Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment