Aktualitet

Vetëvrasja e 60-vjeçarit me Covid-19, vjen reagimi i parë i spitalit “Sheqet Ndroqi”: Po kryhen hetimet nga organet kompetente, ne punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm

Në reagim thuhet se pacienti më datë 29 nëntor është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. 
Featured image of article: Vetëvrasja e 60-vjeçarit me Covid-19, vjen reagimi i parë i spitalit “Sheqet Ndroqi”: Po kryhen hetimet nga organet kompetente, ne punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm Foto ilustruese

TIRANË– Spitali “Shefqet Ndroqi”, nga ku u hodh dhe gjeti vdekjen sot pacienti 60-vjeçar ka reaguar pas lajmit tronditës. Përmes një njoftimit zyrtar, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit  teksa shton se në lidhje me rastin në fjalë po kryhen hetimet nga organet kompetente. 

Në reagim thuhet se pacienti më datë 29 nëntor është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. 

Njoftimi i plotë: Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. 60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës. Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë. Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment