Politike

Vetëvendosje reagon sërish kundër Bashkisë Tiranë: E ftojmë të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale

Në një reagim në Facebook, Sulstarova shkruan se  e fton bashkinë që kritikat të mos i marrë si personale, por si i intitucionale.
Featured image of article: Vetëvendosje reagon sërish kundër Bashkisë Tiranë: E ftojmë të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale Enis Sulstarova

TIRANË- Kryetari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, ra reaguar kundër qëndrimit të Bashkisë së Tiranë në lidhje me deklaratën e tyre kundër dhunës tek Astiri. Në një reagim në Facebook, Sulstarova shkruan se e fton bashkinë që kritikat të mos i marrë si personale, por si i intitucionale.

“Nuk shkon kështu, këta na thonë se shqiptari s’paska të drejtë të flasë për Tiranën, kur po të njëjtët ftojnë serbët të flasin për Kosovën, pa Kosovën”, shkruan më tej kryetari i bordit të VV.

POSTIMI I PLOTË

Si kryetar i Bordit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, më duhet të shpreh shqetësimin për një deklaratë të sotme nga Bashkia e Tiranës.

Bashkiakët ankohen se Lëvizja “ndërhyri në punët e brendshme të qytetit”. Është e papranueshme kjo shprehje, të ankohesh se pse qytetarët shprehin shqetësim për çështjet e qytetit të tyre. Anëtarët e bordit të Qendrës sonë, si edhe shumica dërrmuese e aktivistëve, janë shtetas të Shqipërisë, pjesa më e madhe votues e banorë të Tiranës. Megjithatë, mendojmë se jemi në të drejtën tonë kur shprehemi për çështjet e Tiranës, siç është kushdo që ia do të mirën kryeqytetit. Por duhet shtruar seriozisht pyetja se a është në të drejtën e vet kryetari i partisë që drejton bashkinë e Tiranës, kur merret vesh me Vuçiçin për “marrëveshje rajonale”, në emër edhe të Kosovës?

Nuk shkon kështu, këta na thonë se shqiptari s’paska të drejtë të flasë për Tiranën, kur po të njëjtët ftojnë serbët të flasin për Kosovën, pa Kosovën.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë e fton Bashkinë e Tiranës të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale. Në Republikën e Shqipërisë ne jemi të regjistruar si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, dhe është shenjë katastrofale kur një forcë politike e cila tashmë qeveris pa opozitë institucionale në nivel qendror e lokal, shënjestron dhe përpiqet t’ia mbyllë gojën edhe organizatave joqeveritare që nuk ia ndjekin avazin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri për çështjet kombëtare do të kërkojë vazhdimisht bashkëpunimin me faktorët politikë, qofshin ata në qeveri apo opozitë. Njëherazi, do të denoncojmë politikat që i shohim si të gabuara. Ne do të jemi të rreshtuar jo pas ndonjë partie, por pas ideve për zhvillim ekonomik, demokraci qytetare e të drejta njerëzore.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë reagoi sot në mbështetje të banorëve të Astirit të cilët u ngritën në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Në një status në rrjetet soicale, Vetëvendosja shkruante se dhuna që po ushtrohet në Astir duhet të ndalet pasi mund të sjellë viktima. Bashkia upërgjigj dhe shprehet se deklarata e Vetëvendosjes është dashakeqëse dhe e pakuptimtë. Në reagimin e saj Bashkia i cilëson aktivistët, sherrxhinj dhe që penfojnë punën e zyrtarëve.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Vetëvendosje reagon sërish kundër Bashkisë Tiranë: E ftojmë të mos i marrë kritikat si personale, por si institucionale

  1. Edhe Ju te majte jeni ,ne ska CNA gjen me nga e majta juaj se jemi proletari tashme vetem nallanet si ne kohen e Leninit na mungojne.
    Por Ju do ja leroni nenen ketyre Sic beri stalini me leninin dhe krupskajan.

Shto Koment