Aktualitet

Vetëvendosje në Shqipëri mbështet banorët në Zall-Gjoçaj: Të ndalet ndërtimi i HEC-it, po punohet në mënyrë të jashtëligjshme

Me anë një shënimi në Facebook, Vetëvendosje në Shqipëri shkruan se ata kanë marrë pjesë në protestë në mbështetje të banorëve, të cilët kërkojnë ndërprerjen e punimeve të HEC-it.
Featured image of article: Vetëvendosje në Shqipëri mbështet banorët në Zall-Gjoçaj: Të ndalet ndërtimi i HEC-it, po punohet në mënyrë të jashtëligjshme Foto nga protesta

ZALL-GJOÇAJ- Aktivistët e Qendrës Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë qenë sot në Zall-Gjoçaj, ku kanë protestuar kundër HEC-it të cilin e quajnë të jashtëligjshëm. Me anë një shënimi në Facebook, Vetëvendosje në Shqipëri shkruan se ata kanë marrë pjesë në protestë në mbështetje të banorëve, të cilët kërkojnë ndërprerjen e punimeve të HEC-it.

Në vend që policia të ndalte punimet e jashtëligjshme, ata u morën më shumë me protestuesit. Të indinjuar nga kjo padrejtësi, banorët i kërkuan zyrtarëve të policisë të respektojnë ligjin dhe t’i ndalin punimet në park. Ata u zotuan se protestat do të vazhdojnë nëse punimet nuk ndalen”, shkruhet në njoftim.

REAGIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Zall-Gjoçaj kundër HEC-it të jashtëligjshëm që shkatërron zonën. Banorë të zonës së Zall-Gjoçajt protestuan sot me parrulla dhe flamuj, si dhe duke mbajtur fjalime me argumente ligjore, ekonomike dhe ambientale kundër ndërtimit të një HEC-i në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Në solidaritet me banorët protestues, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri iu bashkuan kësaj proteste. Banorët protestues prej disa muajve kanë ngritur edhe një çadër në rrugën që të çon për te burimi i lumit Flim, me qëllim pengimin e avancimit të punimeve të HEC-it brenda parkut. Por, edhe pse banorët kanë paditur në gjykatë institucionet dhe kompaninë, punimet po vazhdonin në mënyrë të jashtëligjshme, duke u futur brenda Parkut Kombëtar.

Policë të shumtë në numër kishin ardhur të monitoronin protestën. Në vend që policia të ndalte punimet e jashtëligjshme, ata u morën më shumë me protestuesit. Të indinjuar nga kjo padrejtësi, banorët i kërkuan zyrtarëve të policisë të respektojnë ligjin dhe t’i ndalin punimet në park. Ata u zotuan se protestat do të vazhdojnë nëse punimet nuk ndalen. Palët e paditura në gjykatë nga banorët qartazi nuk po paraqiten në seancat gjyqësore për të shmangur drejtësinë. Ata po dëshirojnë ta vendosin komunitetin para faktit të kryer, përmes vazhdimit të punimeve në terren, edhe pse jashtëligjshëm. Prandaj, organizimi i banorëve, dhe më gjerë i qytetarëve, kthehet në domosdoshmëri për mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Dejës, që i ka shpëtuar deri tani shkatërrimit që i kanoset nga privatizimet dhe shfrytëzimi brutal. Uji që duan t’i marrin banorëve është jeta e tyre dhe kusht për mbrotjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare. Parku Kombëtar na furnizon të gjithëve me oksigjen. Ai na takon të gjithëve. Prandaj kemi të gjithë bashkë detyrimin që ta mbrojmë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment