Politike

Vetëvendosja vijon denoncimin për manipulimin e zgjedhjeve, Abazi: Jemi të bindur se kjo është një nga metodat e vjedhjes dhe deformimit të votës

Në një status në Facebook ai ka publikuar dy fletë votimi ku ku shihet se përveçse X në subjektin e PS ka një X dhe në numrin 13 që përkon me kandidatin e VV për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani.
Featured image of article: Vetëvendosja vijon denoncimin për manipulimin e zgjedhjeve, Abazi: Jemi të bindur se kjo është një nga metodat e vjedhjes dhe deformimit të votës Bojken Abazi, përfaqësues i Vetevendosje ne Tirane

TIRANË– Kandidati i Lëvizjes VetVendosje për Tiranën, Bojken Abazi vijon të bëjë denoncimin mbi parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në një status në Facebook ai ka publikuar dy fletë votimi ku ku shihet se përveçse X në subjektin e PS ka një X dhe në numrin 13 që përkon me kandidatin e VV për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani.

Këto kanë qenë vota të pastra për Kreshnik Merxhanin, të cilave u është vendosur nga një “X” tjetër nga komisionerët dhe numëruesit e PS, ose për t’i shpallur të pavlefshme ose për t’ia kaluar PS.’– shkruan Abazi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë:

Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë por vetëm 6 në listën e çdo subjekti, prandaj ky nuk është gabim, por vjedhje!
Kryeministri edhe mund të pretendojë se këto dy vota në Qendrën e Votimit 4395/1 në Qarkun Gjirokastër kanë qenë për Partinë Socialiste, m.q.s kanë nga një “X” te numri 12 (PS) dhe një “X” te kandidati i PS. Mirëpo, votat kanë edhe një “X” te numri 13, kandidati i pavarur Kreshnik Merxhani.
Në Gjirokastër nuk kishte 13 kandidatë për partitë politike, kishte vetëm 6 për secilën parti (4 për mandatet plus 2 rezervë). Si duket, PS në Gjirokastër herë paska menduar se ka 6 kandidatë e herë 13 kandidatë.
Këto kanë qenë vota të pastra për Kreshnik Merxhanin, të cilave u është vendosur nga një “X” tjetër nga komisionerët dhe numëruesit e PS, ose për t’i shpallur të pavlefshme ose për t’ia kaluar PS. Tashmë, përtej çdo dyshimi, jemi të bindur se kjo është një nga metodat e vjedhjes dhe deformimit të votës që kanë aplikuar në gjithë Shqipërinë në këto zgjedhje.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment