Aktualitet

Vetëvaret me çarçaf në qeli i burgosuri në Fier, ishte nën akuzën e trafikut të drogës

Ai u gjet nga gardianë të burgut, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por që nuk ka mundur të shpëtojë dot. 
Featured image of article: Vetëvaret me çarçaf në qeli i burgosuri në Fier, ishte nën akuzën e trafikut të drogës Foot Ilustruese
Përditësuar:

FIER– Një 51-vjeçar me inicialet B.Z., që ndodhej në paraburgim për trafik droge në burgun e Fierit është vetëvrarë në qeli. Dosja.al, mëson se 51-vjeçari nga Mallkastra është vetëvarur me çarçaf në tualetin e burgut.

Ai u gjet nga gardianë të burgut, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por që nuk ka mundur të shpëtojë dot. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51-vjeçari ndodhej prej 10 muajsh në paraburgim nën akuznë e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ende nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar drejt këtij vendimi drastik.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment