Jete & StilSociale

Veterani transgjinor, pas ushtrisë bën gjoksin numër 5 për t’u ndjerë më femëror

Veterani nga San Diego thotë se ndihet më mirë se kurrë, dhe se gjoksi i tij i ri e bën atë të ndihet edhe më shumë femëror.
Featured image of article: Veterani transgjinor, pas ushtrisë bën gjoksin numër 5 për t’u ndjerë më femëror

SAN DIEGO – Maxine Montoya është emri  i 38-vjeçarit, i cili pas kryerjes së 11 viteve të vështira në ushtri, ku i’u desh të mohonte identitetin e tij, vendosi të kryente një operacion plastik të gjoksit, duke e bërë atë të madhësisë së numrit  5.

Veterani nga San Diego thotë se ndihet më mirë se kurrë, dhe se gjoksi i tij i ri e bën atë të ndihet edhe më shumë femëror.

Vajza e tij 14-vjeçare Mia, vazhdon ta thërrasë atë ‘babi’, sipas saj çdo gjë që e bën të atin e saj të lumtur, e bën të lumtur edhe atë.

Maxine dhe vajza e tij Mia.

Mia, në moshën 9 vjeçare kuptoi se i përkiste orientimit biseksual, por ish-veterani mendon se kjo mund të jetë thjeshtë një fazë kaluese e njohjes së vetes, dhe pasi të ketë mbushur 18 vjeç ajo do të jetë më e qartë në orientimin e saj seksual.

Maxine tregon se kur kolegët e saj ushtarakë, zbuluan që ish-veterani po ndërronte gjini, ata nisën ta kërcënonin atë me jetë.

Prej një viti e gjysëm tashmë, Maxine është duke kryer terapinë hormonale, dhe shprehet se së shpejti ajo do të jetë një femër e kompletuar si të tëra.

Burimi:Daily Mail

E..C/Dosja.al

Shto Koment