Aktualitet

Vetëplagoset i riu në Patos, godet trupin me thikë, pas disa orësh negociata transportohet në spital

Bëhet fjalë për shtetasin Zh.Xh, i cili dyshohet se ka probleme me depresionin. I riu ka qëlluar veten në gjoks dhe disa pjesë të trupit.
Featured image of article: Vetëplagoset i riu në Patos, godet trupin me thikë, pas disa orësh negociata transportohet në spital Foto ilustruese

FIER- Banorët e lagjes “Naftëtari” në Patos janë zgjuar me sirenat e policisë dhe të ambulancës.

Kjo për shkak, se një 30-vjeçar ka qëlluar veten me thikë.

Bëhet fjalë për shtetasin Zh.Xh, i cili dyshohet se ka probleme me depresionin. I riu ka qëlluar veten në gjoks dhe disa pjesë të trupit.

Në vendngjarje kanë shkuar policia që ka negociuar me të riun dhe familjarët e tij për disa orë, duke e bindur që të trajtohet në spital.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se gjendja e të riut është stabilizuar dhe ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment