Bota

‘Vetëm Trump mund të parandalojë një sulm tjetër si 11 shtatori’, mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden fanse e çmendur e presidentit të SHBA: Ai duhet të rizgjidhet

Noor bin Laden ka shprehur hapur mbështetjen për Donald Trump dhe sipas saj ai është i vetmi që mund të ndalojë një sulm terrorist.
Featured image of article: ‘Vetëm Trump mund të parandalojë një sulm tjetër si 11 shtatori’, mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden fanse e çmendur e presidentit të SHBA: Ai duhet të rizgjidhet noor bin laden
Përditësuar:

SHBA– Nga mbesa e ish-terroristit Osama Bin Laden ka ardhur një deklaratë shumë e papritur.

Noor bin Laden ka shprehur hapur mbështetjen për Donald Trump dhe sipas saj ai është i vetmi që mund të ndalojë një sulm terrorist.

Noor bin Ladin paralajmëroi se nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, një “11 Shtator” i dytë është i mundshëm, pasi të majtët janë rreshtuar krah radikalistëve.

Në një intervistë për “New York Post”, 33-vjeçarja tha se prej kohësh është mbështetëse e Donald Trump dhe mban gjithmonë një kapele “Make America Great Again” (njëjtë si Trump)  në Zvicër ku jeton prej vitesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo tha se organizata terroriste ISIS u fuqizua gjatë presidencës Obama/Biden dhe se Trump ishte i vetmi person që mund t’i frenonte.

Ai (Trump) duhet të rizgjidhet, jo vetëm për Amerikën por për të mirën e të gjithë civilizimit perëndomor,” u shpreh Laden.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment