Aktualitet

Vetëm tri ditë para hapjes së shkollës, 5 mësues të një shkollë 9-vjeçare në Tiranë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Burime të televizionit Klan mësuan se të gjithë mësuesit e shkollës janë testuar për covid dhe pritet dalja e analizave. Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit.
Featured image of article: Vetëm tri ditë para hapjes së shkollës, 5 mësues të një shkollë 9-vjeçare në Tiranë rezultojnë pozitiv me Covid-19 Shkolla Jeronim De Rada

TIRANË – Tre ditë përpara çeljes së shkollave, 5 mësues të shkollës 9-vjeçare Jeronim De Rada në kryeqytet kanë rezultuar të infektuar me covid.

Burime të televizionit Klan mësuan se të gjithë mësuesit e shkollës janë testuar për covid dhe pritet dalja e analizave. Lidhur me këtë situatë, Ministria e Arsimit thotë se nuk ka ende një vendim zyrtar por çështja po diskutohet nga ekspertët e ISHP dhe të arsimit.

Në parim, sipas Ministrisë, mendohet se nuk do të ketë mbyllje të shkollës por zëvendësim të mësuesve të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime zyrtare thanë për Tv Klan se “në institucionet arsimore që ka 1 apo 2 të prekur, do të vijohet me zëvendësime të përkohshme, nuk mendohet aspak të mbyllet shkolla.”

Marrë nga: KlanTv 

(A.K.dosja.al)

Shto Koment